Lajme
Dështon sërish seanca e Kuvendit
Mungesa e deputetëve të PAN-it ka bërë që edhe njëherë të shtyhet mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës
Në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN, përveç deputetit Milaim Zeka dhe deputetëve të minoriteteve ka dështuar seanca e tretë e Kuvendit ku do të duhet të zgjidheshin Kryetari dhe Kryesia e legjislativit kosovarë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shprehur edhe një herë qëndrimin e kësaj partie kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, ndërsa ka thënë se koalicioni PAN nuk i ka numrat për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.
“Kjo pamundësi i ka arsyet e veta. Kadri Veseli nuk përbën një figurë e pranueshme që do të ishte urë lidhëse ndërmjet grupeve parlamentare në Kuvend. Tashmë është bërë e qartë se ky njeri nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
E shefi i Grupit parlamentar LAA-në, Avdullah Hoti ka thënë se deklarimi i Kadri Veselit duhet parë si dorëzim i tij para vullnetit të deputetëve për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.
Ndërsa deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka kërkuar që të kalohet gjuha e fushatës dhe të gjendjet një zgjidhje.
Pas konsultimeve, kryesuesi i Kuvendit ka marrë vendim që ti ftoi shefat e grupeve parlamnetar të të gjitha partive për tu marrë vesh për seancën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












