Maqedonia
Dështon sezoni turistik në Kodrën e Diellit të Tetovës
Sezoni turistik në Kodrën e Diellit ka përfunduar. Apo, më mirë të themi, nuk filloi aspak sivjet, sepse sipas përllogaritjeve, sezon ka pasur diku vetëm 10 ditë. Bashkë me këtë, kanë përfunduar edhe shpresat e afaristëve në Kodër të Diellit për të punuar dhe për të nxjerrë ato pak investime që bënë.
Një ndër afaristët në Kodrën e Diellit tha për alsat se të gjitha investime e bëra, duke përfshirë edhe angazhimin e kuadrit, shkuan huq. Sipas tij, humbjet për këtë sezon janë me dhjetëra mijëra euro. Pronarët e hoteleve thonë madje se po mendojnë seriozisht të mbyllin bizneset e tyre, pasi shteti nuk është fare i interesuar për këtë pikë turistike.
“Kemi pasur shumë anulime. E patëm edhe muajin e tretë të rezervuar, por janë bërë anulime, se ngrohtë shumë. Kemi punuar me shumë vështirësi, patëm edhe ndalesën për ratrakët për skijim, pra Kodrën e Diellit mund ta bëjmë lirisht deponi qensh dhe t’i mbyllim hotelet. Këtu të gjithë punojnë që të mos punohet. Askush nuk punon që të punohet”, tha Hashim Hasani, pronar hoteli.
“Këta tre muaj ishte shumë sezon i keq, më i keqi i dhjetë viteve të fundit. Në janar diçka deri kah i njëzeti patëm pak punë, por më pas, me mbylljen e pushimeve dimërore, u pre puna. Nëse vazhdon kështu me këto presione, vështirë, mendohen që të iki prej kodrës së Diellit”, u shpreh Zharko Nedelkovski, pronar hoteli, përcjell albinfo.ch.
Situata më së shumti ka ndikuar ndaj bizneseve më të vogla. Me vetëm gjashtë ditë sezon, pronarët thonë se nuk arritën të sigurojnë as kafshatën, e lere më të paguajnë qiranë e dyqaneve. Kërkojnë nga drejtoria e Kodrës së Diellit që sivjet t’ua falë qiratë, sepse përndryshe, do duhet t’i mbyllin dyqanet.
“S’kemi punuar, me gjashtë ditë që ka punuar teleferiku, s’jepet qiraja, edhe ato ski që i kemi dhënë me qira, na kanë dëmtuar, na kanë kthyer. Duhet të mblidhemi të gjithë dhe të diskutojmë me drejtorinë se çka do të bëjmë, si do t’ia bëjmë”, tha një shitës skijash.
“Humbje kemi se çka kemi investuar diçka, nuk kemi punuar asgjë, s’kemi marrë asgjë”, shtoi ai.
Shpresa e vetme për bizneset në Kodrën e Diellit mbetet turizmi veror, edhe atë nëse arrihet marrëveshje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Tetovës që të lëshohet gjashtulësja për shëtitje panoramike.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
SBB heq linjën e natës drejt Malmös, parlamenti refuzon financimin Parlamenti heq 10 milionë frangat për trenin e natës drejt Malmös... -
Deputetët ndajnë mbi 100 milionë franga për Gjenevën ndërkombëtare -
Peticioni #Zexit kërkon ndarjen e Cyrihut nga kantoni -
Pse BE-ja synon zgjerim të madh të rrjetit hekurudhor, por pa Zvicrën -
Berna miraton strategjinë e parë kombëtare kundër racizmit











