Maqedonia
Destani: Ndërtimi i Fabrikës së makinave elektrike përfundon në 2024-ën
Destani ka thënë se është i gëzuar për investimin, sepse Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve, po u jepet një mundësi e madhe punësimi e zhvillimi.
Maqedoninë e Veriut dje u vendos gurthemeli për hapjen e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike.
Bzinesmeni i njohur, Lazim Destani, që është investitor në këtë rast, ka njoftuar se shkroi në vitin 2024 do të përfundojë ndërtimi i fabrikës për prodhimin e makinave elektrike, për të cilën të shtunën u vendos gurthemeli në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, raporton Albinfo.ch.
Ai ka shkruar në Facebook se është i gëzuar për investimin, sepse Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve, po u jepet një mundësi e madhe punësimi e zhvillimi.
“Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë prodhimi i makinës së plotë elektrike”, ka shkruar Destani.
Tutje ai ka theksuar se me këtë invesim rajoni po futet në hartën e prodhimit të automjeteve elektrike.
“Siç e theksova edhe në fjalën time gjatë ceremonisë së vendosjës së gurit të themelit, para 50 vitesh, unë mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Me këtë rast, po e përsëris thirrjen time për të gjithë afaristët, sidomos investitorët nga diaspora, që obligimin e tyre ndaj atdheut, ta realizojnë me investime në vendin dhe rajonin tonë”, ka shkruar ai./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











