Shqipëria
Detaje nga aksidenti me 8 të vdekur në Shqipëri
“Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë në drejtim të qyteti të Përmetit”, deklaroi Ardian Çipa
Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, në një deklaratë për median ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Këlcyrës, ku mbetën të vdekur 7 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe shoferi nga Shkodra, transmeton albinfo.ch.
“Rreth orës 2:20 të datës 2 në afërsi të Këlcyrës, patrulla këmbësore e stacionit të policisë në Këlcyrë ka hasur një automjet, i cili po vinte me një shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë në drejtim të qyteti të Përmetit. Patrulla e policisë, e cila ishte në shërbim për kontrollin e territorit si dhe aksin “Përmet-Këlcyrë”, me automjetin e vet është përpjekur të marrë në kontroll vizual automjetin deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Menjëherë kanë informuar sallën informative dhe ka transmetuar të gjithë informacionin për automjetin e dyshimtë, i cili ishte larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të Përmetit. Rreth orës 4 pa pesë, duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla menjëherë ka lëvizur në drejtim të Përmetit, ka marrë kontakte nga qytetarë të ndryshëm nëse kishin parë një automjet të tillë”, u shpreh ai, duke shtuar:
“Duke qenë se nuk kanë marrë informacione, ka filluar inspektimi i të gjithë zonës dhe pikërisht në vendin ku ndodhemi, vendin ku ndodhi aksidenti, policia ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas kanë mundur të lokalizojë automjetin që ka rënë në afërsi të lumit Vjosa. Kanë zbritur poshtë dhe menjëherë kanë transmetuar informacionet shërbimeve, të cilat më pas kanë njoftuar prokurorin, grupin hetimor për të ardhur në vendngjarje dhe për të kryer veprimet e duhura proceduriale. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit ka qenë një qytetar që dyshohet se është nga qyteti i Shkodrës, ndërsa personat e tjerë dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm”, theksoi Ardian Çipa.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”










