Lajme
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani.
Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar para një restoranti, në qendër të qytetit në Dyseldorfit, ku një shqiptar ka vrarë pronarin e biznesit, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstrasse, në lagjen Friedrichstadt, ka debatuar me 52-vjeçarin shqiptar.
Në tensione e sipër ata kanë vendosur të dalin jashtë restorantit për të zgjidhur situatën, gjë e cila nuk ndodhi, madje u acarua më shumë. Pasi situata ka dalë jashtë kontrollit, shqiptari papritur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.
Disa media shqiptare kanë raportuar se viktima është serb, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues













