Kosova
Detaje të reja nga tentim-sulmi kundër KFOR-it
Të dy të dyshuarit u arrestuan të mërkurën pasi Policia kishte përgjuar telefonat e tyre dhe kishte dëgjuar biseda se ata ishin duke përgatitur sulme
Dy personat e dyshuar se planifikuan t’i sulmonin ushtarët e KFOR-it ishin duke bashkëjetuar që një kohë të gjatë, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës që binden gjykatën t’i dërgojnë të dyshuarit në paraburgim për një muaj.
I dyshuari me inicialët G.SH., 26-vjeç ka shtetësi belge, por ka lindur në Kosovë. Ai ka udhëtuar disa herë muajt e fundit nga Belgjika në Kosovë, ku sipas Prokurorisë edhe ka bërë planifikimet për të kryer sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Prokuroria nuk ka treguar nëse sulmi ishte i drejtuar ndaj ndonjë shteti të veçantë që ka ushtarë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Të dy të dyshuarit u arrestuan të mërkurën pasi Policia kishte përgjuar telefonat e tyre dhe kishte dëgjuar biseda se ata ishin duke përgatitur sulme.
“I dyshuari mashkull i ka kërkuar të dyshuarës, më të cilën bashkëjeton, të përgatisin së bashku akte terroriste në territorin e Kosovës, që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive të vendosur në automjet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë e duke planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materieve eksplozive, me qëllim të kryerjes së aktit terrorist”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Speciale të cilën e posedon Radio Evropa e Lirë.
I dyshuari po ashtu ka “ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë meqë është edhe shtetas belg duke planifikuar sulm vetëvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë”.
Çifti do të qëndrojë në paraburgim për një muaj derisa gjykata të merr ndonjë vendim tjetër. Avokatët e të dyshuarve nuk i kanë pranuar dyshimet e Prokurorisë dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.
Mbetet e paqartë nëse të dyshuarit i përkasin ndonjë grupi ekstremist apo kanë qenë duke vepruar të vetëm.
Një hetues i Policisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Policia po bën hetime intensive dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar lidhur më këtë rast.
Mbi 300 persona nga Kosova kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, duke përkrahur grupin militant Shteti Islamik.
Mbi 70 kosovarë janë vrarë atje dhe shumë të tjerë mbesin në Lindje të Mesme.
Policia ka arrestuar dhe dënuar shumë persona në Kosovë, të dyshuar se kanë planifikuar sulme terroriste, mirëpo deri më tash asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












