Lajme
Detaje të reja të masakrës në Serbi
Vrau njerëz që ishin në piknik, kopshtar e polic
Raportohet se Uros B., i cili dyshohet se mbrëmë në Mlladenovc vrau tetë dhe plagosi 14 persona, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi kishte ikur nga policia për më shumë se tetë orë, përcjell albinfo.ch.
“Pjesëtarët e MPB-së, pas një kontrolli të gjerë e kanë arrestuar U.B. Ai dyshohet se mbrëmë ka vrarë me armë zjarri tetë persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Policia po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Ministria e Brendshme e Serbisë.
Burri 21-vjeçar filloi fushatën e përgjakshme në një vend kur doli nga vetura dhe gjuajti me breshëri në një drejtim të një grupi njerëzish që ishin ulur rreth një zjarri në piknik, shkruan blic.rs.
Më pas vazhdoi marshimin drejt një pozicioni tjetër, ku pasi doli nga vetura, qëlloi katër persona që po rregullonin gardhin në oborr.
Më pas u kthye në veturë dhe u nis drejt qendrës së fshatit Dubonë dhe qëlloi përsëri, ku vrau dy persona – një polic jashtë detyrës dhe motrën e tij. Pas kësaj vrasje të dyfishtë, iku në drejtim të paditur ndërsa një kërkim i madh zgjati gjatë gjithë natës.
Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, ai para arrestimit ka hyrë në automjetin e një taksisti dhe e ka detyruar atë ta dërgojë në Vinjishte. Dyshohet se ai ka një të afërm në këtë vend dhe kishte planifikuar të fshihej atje.
Në vilë u gjet një sasi e madhe armësh dhe municioni
Një sasi e madhe armësh dhe municioni është gjetur në vilën e përdorur nga vrasësi dhe gjithçka është konfiskuar.
Në Dubonë afër Mlladenovcit është vrarë polici M.P. (22) dhe motra e tij K.P. (19) dhe D.T.(25) Në një zonë tjetër, Smederevë, ka vdekur M.M. (18), N.S. (21), L.M. (20), N.M. (15) dhe A.M. (18).
Ai ka një dosje
Për momentin nuk dihet motivi i masakrës, por vrasësi është dënuar në të kaluarën për vjedhje dhe sulm ndaj një zyrtari, si dhe kallëzim për kundërvajtje nga Ligji për Armëmbajtje.
Dyshohet se gjatë arratisjes ka ndërruar disa vetura.
Ai është djali i një ushtaraku dhe deri më tani nuk ka qenë i dënuar. Ai ka dosje në polici për dhunë.
E gjitha filloi pas një konflikti me fëmijët?
Sulmuesi dyshohet se është fjalosur me disa fëmijë dhe për këtë ka qëlluar me armë zjarri, thotë një dëshmitar nga Dubona për portalin nova.rs.
“Ai filloi të qëllonte në Dubona dhe më pas vizitoi dy fshatra të tjera. Ai e vrau edhe policin që tentoi ta ndalonte”, tha banori i zonës.
Banorët e Dubonës thonë se babai i sulmuesit ishte kolonel dhe se sulmuesi “ishte djalë i mirë.” “Nuk ka qenë problematik, gjithmonë dukej një fëmijë i qetë dhe i mirë. Babai i tij erdhi këtu për Pashkë dhe bleu një derr”, tha një vendas për Kurir.
Babai i tij thuhet se punon në Beograd, në një pozitë të lartë në ushtri.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë









