E-Diaspora
Detroit, simpozium për Skënderbeun
Simpoziumi u mbajt në kishën katolike Zoja Pajtore në Detroit, me nismën e një koalicioni organizatash shqiptare të Miçiganit dhe nga Kanadaja fqinje
Diaspora shqiptare e Amerikës përkujtoi 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut me një simpozium në zonën e Detroitit të shtetit Miçigan. Kjo ngjarje mblodhi studiues nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga arbëreshët e Italisë.
Simpoziumi u mbajt në kishën katolike Zoja Pajtore në Detroit, me nismën e një koalicioni organizatash shqiptare të Miçiganit dhe nga Kanadaja fqinje, raporton “Zëri i Amerikës”.
Ky ishte aktiviteti më i gjerë i mbajtur deri tani në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit që mblodhi në një sallë studiues profesionistë të heroit kombëtar të shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
Profesor Pëllumb Xhufi nga Shqipëria foli mbi Skënderbeun si kalorës i krishtërimit dhe sjellës i lirisë.
Ai tha se deri tani fondet arkivore për Skënderbeun janë studiuar mjaft, është studiuar sidomos historia politike e Gjergj Kastriotit, por tani është e nevojshme që të hyhet më shumë në hollësi:
Studiuesi arbëresh Italo Sarro thotë se është shumë e vështirë të sjellësh dokumente të reja mbi Skënderbeun. Para disa vitesh ai vetë ka zbuluar letrat e Skënderbeut drejtuar dy sulltanëve dhe po vazhdon punën në arkivat e Vatikanit për të gjetur dokumente të tjera.
Eduard Grishaj i Muzeut historik të Shkodrës foli mbi profilin etnokulturor të Skënderbeut dhe tha gjithashtu se ky simpozium i tejkalon përmasat e diasporës dhe është një rast për t’u ndierë krenar:
Njazi Muhameti nga Maqedonia tha se është e nevojshme që studimet për Skënderbeun të organizohen më mirë mes vendeve ku banojnë shqiptarët në Ballkan.
Profesor Romeo Gurakuqi i Universitetit Evropian të Tiranës, foli mbi epokën e Skënderbeut si argument themelor në përpjekjet për pavarësinë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Mërgim Korça mendon se në studimet për Skënderbeun ka mjaft pasaktësi që duhen vënë në dukje. Ai kritikoi studiuesin Jens Oliver Schmidt dhe tezën se nëna e Skënderbeut ka qenë sllave.
Dalip Greca, editor i gazetës Dielli, foli mbi përpjekjet e organizatës Vatra për të evokuar figurën e Skënderbeut me qëllimin që shqiptarët të jepnin për vendin amë.
Profesor Frashër Demaj nga Kosova foli mbi ndikimin e Skënderbeut te rilindasit shqiptarë.
Përshëndetën gjithashtu Floreta Luli Faber, Ambasadore e Shqipërisë në SHBA dhe Ekrem Bardha konsull nderi i Shqipërisë dhe veprimtar i hershëm i komunitetit shqiptar të Detroitit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














