Lajme
DEZA mbështet sektorin civil në Maqedoni
Dymbëdhjetë organizatat joqeveritare në Maqedoni kanë marrë ndihmë nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (DEZA-DDC)
Kjo agjenci duke mbështetur programin “Civica Mobilitas” i cili implementohet nga Qendra për Zhvillim institucional CIRa ka akorduar fonde për organizata që siç thuhet “kanë për synim të ndikojnë për ndryshime pozitive si dhe një zhvillim më të përgjithshëm të shoqërisë”.
Organizatat që morën mbështetje janë thuajse nga gjithë Maqedonia me çka synohet që mbështetja për organizatat civile të jetë e përhapur në gjithë vendin.
Për veç granteve të dhënë disa ditë më parë, projekti Civica Mobilitas që mbështet nisma të ndryshme nga organizata joqeveritare për vitin 2011, ka akorduar rreth 1 milion euro. Projekt ky i mbështetur direkt nga DEZA-DDC, e cila në janar të këtij viti akordoi fonde edhe për 26 organizata të tjera.
Kjo agjenci në Maqedoni me projektet për mbështetje të sektorit civil ka qëllim përforcimin dhe qëndrueshmërinë e organizatave joqeveritare. Por DEZA-DDC është prezent në Maqedoni që në vitin 1992 duke mbështetur vendin në periudha të caktuara që janë konsideruar si procese delikate.
Fokusi i mbështetjes ka të bëjë me Zbatimin e Ligjit dhe Demokracinë si dhe Ujërat dhe Mjedisi
Pikërisht në aktivitetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e demokracisë janë edhe ato që përkrahin sektorin civil por ka pasur edhe të tjera që kanë të bëjnë me decentralizimin apo rreth të kuptuarit të procedurave të miratimit të ligjeve.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim e konsideron si të rëndësishme përkrahjen rreth nismave për mjedisin sidomos për ujërat dhe mbrojtjen e natyrës. Fokusi në Maqedoni për këtë dimension të ndihmës zvicerane ka qenë për menaxhimin e ujërave të zeza dhe industriale por dhe për mbrojtjen e biodiversitetit.
Vëzhguesit të sektorit civil, por edhe vetë organizatat që kanë marrë mbështetje thonë se përkrahja që vjen nga DEZA-DDC është e konsiderueshme dhe me përfitime për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











