Shkurt.ch
Dhelpra kafshon fëmijën në dhomë
Në qytezën Bülach të Zvicrës, një dhelpër e ka kafshuar një fëmijë trevjeçar, në dhomën e shtëpisë ku ai banonte. Mbrëmjen e së premtes, qytetarja Isabel Becerra ka dërguar vajzën e saj trevjeçare Grace në shtrat dhe pasi asaj mbrëmjeje ka qenë vapë e madhe, ajo e ka hapur dritaren e dhomës.
„Reth orës 22.30, unë e dëgjova Grace duke bërtitur. Menjëherë shkova në dhomën e saj dhe pashë se shtrati ishte mbushur përplot gjak, ndërsa në dritare e pashë një bisht shtëllungë me ngjyrë të kuqe, që u zhdukë shumë shpejt“, ka deklaruar Becerra për të përditshmen „Tages-Anzeiger“.
Nëna e shqetësuar, është e sigurt se bëhet fjalë për dhelpër. „Fqinja ime më pohoi se më vonë e kishte parë dhelprën se si sillej pranë shtëpisë. Ajo u përkujdes për vajzën time më të madhe, përderisa e dërgova Grace në spital“, ka shpjeguar Becerra.
Edhe përpos lëndimeve të fituara, Grace është përmirësuar dukshëm, ndërsa nëna e saj është edhe më tej e brengosur. Shoqata e gjuetarëve e rrethinës, ka pohuar se në rrethinë ekzistojnë shumë dhelpra, ndërsa biologu për egërsira këshillon: „Dhelprat e dinë se në afërsi të njerëzve ka gjëra ushqimore, ato janë grabitqare dhe në asnjë rast, ato nuk duhet ushqyer“.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











