Lifestyle
Dhjetë gjëra që iu ofrohen falas nëpër aeroporte
Ata që udhëtojnë me aeroplan, e dinë se pritjet në aeroport mund të zgjasin me orë. Gjatë kësaj kohe, ju mund të merreni me aktivitete të ndryshme, por edhe të përfitoni falas disa shërbime që iu ofrohen në aeroport.
Albinfo.ch ka përzgjedhur nga “Smarter Travel” dhjetë gjëra/shërbime që mund t’i merrni falas gjatë qëndrimit në aeroporte.
Burime uji – Nëpër aeroporte ekzistojnë burime uji, por edhe ‘stacione hidratuese’ në të cilat mund të merrni ujë.
Udhëtime – Në disa aeroporte të botës, kompanitë ofrojnë edhe udhëtime falas në qyetet, për klientët e vet.
Thirrje përmes Skype – Në aeroportin Tallinn, para disa viteve është instaluar kabina e parë për Skype, të cilët udhëtarët mund ta përdorin falas për të bërë thirrje.
Shërbime fetare – Në disa aeroporte të botës, përmes fletushkave, mund të gjeni edhe hapësirat ku ofrohen shërbime fetare. Zakonisht, ofrohen falas, por donacionet janë të mirëpritura.
Hapësirë për pushim me kafshët – Çdo herë e më shumë aeroporet po ofrojnë lëhtësira për njerëzit që marrin kafshë me vete gjatë udhëtimit. Disa aeroporte ofrojnë parqe të vogla ku mund të qëndroni me kafshët, gjatë pritjes.
Tiketat e bagazhit – Megjithëse mund të mos jenë ndër gjërat e preferuara në këtë listë, në aeroporte mund të merrni tiketa bagazhi falas, nëse nuk e keni tuajën. Dhe kjo sigurisht se do t’iu shërbejë ta identifikoni më lehtë çantën tuaj, sidomos nëse e humbisni.
Pak ndihmë nëse iu duhet – Në aeroportet anembanë botës, personave me aftësi të kufizuara iu ofrohen ndihmë e veçantë. Megjithatë, në disa aeroporte ofrohen ndihmë për të gjithë. Për shembull, në një aeroport në Nju Jork ekziston një program “Traveler’s Aid”, që ofron ndihmë për fëmijët që udhëtojnë vetëm, njerëz që kanë humbur biletat, janë ndarë nga miqtë dhe raste të ngjashme.
Shirita ngjitës për valixhe – Disa udhëtarë i blejnë paraprakisht shiritat për t’i lidhur rreth valixheve të tyre. Por në rast se nuk i keni, ato mund t’i kërkoni dhe t’i merrni falas në aeroport.
Mbushës/Priza – Nëpër aeroporte ofrohen edhe priza, në të cilat mund t’i mbushni paisjet e juaja. Por në rast se të gjitha janë të zëna, një shërbim të tillë mund t’ua ofrojë edhe dikush nga stafi, nëse e kërkoni me mirësjellje.
Ushtrime – Në disa aeroporte, mund t’iu ofrohen qasje pa pagesë në disa dhoma ku mund të bëni joga apo ushtrime të tjera. Për herë të parë kjo filloi në Kaliforninë Veriore. Sipas raporteve të shumta, dhoma e parë për yoga ishte hapur në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos.
(Përzgjedhur me shkurtime nga smartertravel.com)
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera












