Bota
Dhjetë persona humbin jetën nga vërshimet në Japoni
Disa helikopterë të ushtrisë janë përdorur për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e vërshuara të dielën në Japoni. Ky vend është goditur rëndë nga tajfuni “Hagibis”, i cili deri më tash i ka shkaktuar së paku shtatë viktima, ndërsa 15 persona të tjerë janë zhdukur.
Megjithatë, sipas transmetuesit publik japonez, dhjetë njerëz kanë vdekur, 16 janë zhdukur dhe 128 të tjerë janë lënduar pasi një ndër stuhitë më të forta në gjashtëdhjetë vjetët e fundit e përfshiu pjesën jugore të Tokios dhe më pas vazhdoi drejt veriut.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, e thirri një takim emergjent me ministrat dhe e dërgoi ministrin përgjegjës për menaxhimin e fatkeqësive në zonat e prekura. Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se qeveria është duke punuar për t’i mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
Sipas të dhënave të paraqitura nga zëdhënësi i qeverisë, rreth 376 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me ujë, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa















