Lajme
Dhjetëra-mijëra të evakuuar nga zjarret në Kanada
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha të shtunën se zjarret e fundit kanë shkaktuar “humbje të tmerrshme”, pasi takoi të evakuuarit nga qyteti i largët verior Yellowknife teksa mbërritën në Edmonton, Alberta.
Dhjetëra-mijëra njerëz në Territoret Veriperëndimore dhe Kolumbia Britanike u përpoqën të evakuoheshin të shtunën, ndërsa zjarret e furishme pushtuan dy zona metropolitane, shkruan DW.
Kanadaja po përjeton një sezon rekord zjarresh, me më shumë se 1000 zjarre aktive në gjithë vendin që nga e premtja, mbi gjysma e tyre janë jashtë kontrollit.
Katër persona kanë vdekur deri më tani dhe zyrtarët thonë se mbi 13.7 milionë hektarë tokë janë djegur.
Rreth 19,000 njerëz u evakuuan nga Yellowknife në provincën Alberta gjatë dy ditëve të fundit – mbi 15,000 prej tyre me rrugë, ndërsa 3,800 janë transportuar me avion, thanë zyrtarët, përcjell albinfo.ch.
Rreth 35,000 njerëz në British Columbia ishin nën një urdhër evakuimi të shtunën, ndërsa 30,000 të tjerë ishin nën alarm evakuimi.
“Situata aktuale është e zymtë”, u tha gazetarëve kryeministri Daniel Eby, shkruan DW.
Zjarret në British Columbia janë të përqendruara rreth qytetit të Kelowna, 300 kilometra në lindje të Vankuverit, së bashku me komunitetet Westbank First Nation.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029













