Shqipëria
Dhjetëra qytetarë dhe policë të plagosur nga protesta në Tiranë
Të paktën pesë policë dhe dhjetra qytetarë janë plagosur në protestën në Tiranë kur protestuesit dhe policia janë përplasur mes vete gjatë protestës së nëntë të organizuar nga opozita e Shqipërisë në Tiranë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Aleksandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter ka thënë se pesë policë janë plagosur dhe janë shtruar në spital.
Edhe opozita nga ana e saj ka folur për 15 protestues, mes tyre dhe gazetarë të cilët janë plagosur ose kanë pasur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit të përdorur.
Në mbyllje të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderoi protestuesit dhe tha se vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme mund t’i kthejnë legjitimitetin Parlamentit.
“Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një Qeveri të çliruar nga krimi, për zgjedhje të lira, rend dhe siguri. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themelet”, shkroi Basha në Facebook.
Qytetarët që protestojnë kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, kanë hedhur mjete të forta, shashka dhe lëndë tymuese në drejtim të ndërtesës së Kryeministrisë dhe forcave të policisë, ndërsa këta të fundit kanë përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit marshuan nga ndërtesa e Kryeministrisë te ndërtesa e Parlamentit, ku sërish u përleshur me policinë.
Përmes thirrjeve me megafon, policia i është drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës duke kërkuar nga ata që të mos hedhin lëndë piroteknike, fishekzjarrë, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës, gjatë protestës së opozitës.
Që prej muajit shkurt, opozita është larguar nga Parlamenti, duke djegur mandatet e deputetëve të saj dhe duke filluar protestat kundër Qeverisë.
Ata kërkojnë që Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama të largohet dhe te krijohet një Qeveri transitore, deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













