Lajme
Dhoma e Kantoneve kërkon më shumë para për transportin publik
Këshilli Federal duhet të investojë në transportin publik rajonal në vitet e ardhshme më shumë para sesa ishte planifikuar. Kjo është ajo që kërkuar Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës në punimet e sotme
Qeveria federale do të kontribuojë plot 3.5 miliardë CHF në transportin publik rajonal nga viti 2026 deri në vitin 2028, transmeton albinfo.ch. Kjo është 160 milionë CHF më shumë sesa kishte propozuar fillimisht Këshilli Federal.
Një shumicë e qendrës së majtë (Partia MItte) në Dhomën e Kantoneve ishte e mendimit se Këshilli Federal nuk duhet t’i zvogëlojë kontributet për transportin publik, shkruan srf.ch. Kompani të ndryshme autobusësh dhe trenash, përfshirë SBB-në, përfitojnë nga këto para.
Këshilli Kombëtar (Dhoma Nacionale) tani do të diskutojë më pas kontributet në transportin publik rajonal.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













