Lajme
Dhoma e Kantoneve thotë “po” për pensionimin e grave me 65 vjet
Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 2 abstenime, Dhoma e vogël tha po për rritjen e moshës së pensionit për gratë nga 64 në 65 vjet sot
Në cilësinë e Dhomës së parë, Dhoma e Kantoneve ose “dhoma e vogël” e Parlamemtit të Zvicrës ka debatuar sot për reformën e re të AHV. Thelbi i debatit ishte rritja e moshës së pensionit për gratë, nga 64 sa është tash, në 65 vjeç, raporton srf.ch.
Me 30 vota pro dhe 12 kundër dhe 2 abstenime, dhoma e vogël tha po për rritjen e moshës së pensionit për gratë nga 64 në 65 sot.
Votat kundër janë kryesisht nga e majta, gjegjësisht nga përfaqësuesit e PS dhe të Gjelbrit, transmeton albinfo.ch.
Në reformën AHV (Fondi i Pensioneve të moshës dhe të trashëgimisë) nuk flitet më për moshën e pensionit, por për moshën e referencës. Kjo është 65 vjet për gratë dhe për burrat. Për gratë, mosha e referencës duhet të rritet gradualisht për një periudhë prej katër vjetësh pasi reforma të hyjë në fuqi.
Debati kishte të bënte me faktin se sigurimi i pleqërisë dhe trashëgimisë (AHV) i hyrë në fuqi në vitin 1948 po has gjithnjë e më shumë në vështirësi financiare. Këshilli Federal konsideron se deri në vitin 2030 ky fond do të marrë 19 miliardë franga më pak, për të financuar pensionet. Për të stabilizuar situatën, Këshilli Federal po propozon masa të ndryshme në propozimin e reformës “AHV 21”, të cilën dhoma e vogël e ka diskutuar për herë të parë sot.
Nëse reforma do të hynte në fuqi në viti, përcjell albinfo.ch. Për këto gra, pensionet do të uleshin më pak nëse tërhiqeshin herët.
Po ashtu Këshilli Federal propozon një rritje të TVSH-së për 0.7 pikë përqindje në mënyrë që të ardhurat shtesë të përdoren për AHV.
Votimi i Dhomës së Kantoneve nuk i jep fund çështjes. Ajo do t`i kalohet për votim edhe Dhomës Nacionale dhe më vonë duhet të bëhet harmonizimi i qëndrimeve të të dy dhomave.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet











