Lajme
Dhuna në Kuvend u koordinua nga deputetët e VMRO-së
Dyert e Kuvendit janë hapur nga dy deputetët e VMRO DPMNE-së, Krste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit. Protestuesit kishin në shënjestër dy deputetët: Zaevin dhe Selën
Hyrja e protestuesve të dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka ndodhur spontanisht ashtu siç ishte interpretuar, por ka ndodhur në sinkronizim dhe koordinim me deputetët e VMRO DMPNE-së. Madje në mesi e atyre q-ë ishin në turmë, siç raportojnë mediet në Shkup, kishte edhe njerëz të shërbimit informativ maqedonas.
Votimi i Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit është shoqëruar me brohoritje dhe këngë nga deputetët e VMRO-së duke ngritur tensionet në pikën e vlimit që të shpërthehej me hyrjen e dhunshme të protestuesve në hapësirat e Kuvendit, konsideron AlasatM, i cili ka përcjellë nga brenda invadimin e protestuesve të dhunshëm në Kuvend.
Por, sipas burimeve të sigurta të kësaj mediumi, të cilat interpretojnë pamjet e brendshme nga qarku i kamerave të brendshme në Kuvend, dyert e Kuvendit janë hapur nga dy deputetët e VMRO DPMNE-së, Krste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit dhe as nga policët e pakët që gjendet në hyrje të institucionit ligjvënës.
Pas hyrjes në hapësirat e Kuvendit, një grup i madh protestuesish kanë qëndruar në sallën plenare ku kanë festuar se bashku me deputetët e VMRO-së ndërsa një grup tjetër janë nisur drejt sallës së konferencave, për të gjetur deputetët e strehuar të maxhorancës së re, kanë marrë orientime nga deputeti tjetër Johan Tarçullovski, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve si dhe kryeshefi i sigurimit të Parlamentit dhe kryeparlamenrarit Veljanovski, Alksandar Jankoviq
Protestuesit, sipas skenarit të deshifruar nga burimet e televizionit Alsat, kishin në shënjestër vetëm deputetët e LSDM-së dhe kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela.
Se në shënjestër të tyre ishin vetëm se deputetet e LSDM-së, dëshmojnë edhe pamjet e shumta që po qarkullojnë. Një nga ato tregon qartë se si protestuesit anashkalojnë deputetin e BDI-së Artan Grubi. Madje një nga protestuesit, komunikon dhe përshëndetet me Grubin, duke i rrahur shpatullat njëri-tjetrit.
Edhe deputetët Xhevat Ademi, Vesel Mededi duket se si rrinë pas protestuesve të dhunshëm ndërkohë që ata mbeten të paprekshëm.
Pjesë e skenarit sipas burimeve të Alsat është edhe rasti me Vllatko Gjorçevin, i cili dukej në pamjet e transmetuara se si ndihmonte deputetët ndërkohë që thuhet se, këtë lëvizje e bënte me gjasë për të relativizuar rolin e VMRO-së në orkestrimin e dhunës.
Sipas këtij mediumi, mbetet e paqartë nëse kanë qenë në dijeni të këtij skenari edhe deputetet e lëvizjes Besa të cilit ishin larguar nga Kuvendi dhe deputetët e PDSH-së të cilët gjithashtu nuk janë parë në hapësirat e institucionit ligjvënës.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie Gati 40 kilogramë kokainë u gjetën në një makinë në autostradën A2 pranë Capolago në Ticino... -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm











