Lajme
Dhuna nga Kuvendi bartet në rrugë
Gjuajtja me gur e protestuesve drejt policisë dhe kundërpërgjigja e tyre me gaz lotsjellës, ka vazhduar gjatë gjithë ditës në Prishtinë
Mosmarrëveshjet që kanë plasur brenda Kuvendit të Kosovës ndërmjet pozitës dhe opozitës, janë bartur edhe nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u përleshur sërish simpatizantët e partive opozitare me forcat e Policisë së Kosovës. Gjuajtja me gur e protestuesve drejt policisë dhe kundërpërgjigja e tyre me gaz lotsjellës, ka vazhduar gjatë gjithë ditës në Prishtinë.
Situata u tensionua pasi Kryesia e Kuvendit i suspendoi shumicën e deputetëve opozitarë nga pjesëmarrja në seancë, pasi disa deputetë opozitarë hedhën gaz lotsjellës brenda Parlamentit. Por, suspendimi i disa deputetëve nuk e disiplinoi opozitën e cila gjeti një mundësi tjetër, për të hedh gaz lotsjellës edhe në sallën tjetër të improvizuar, në të cilën mazhuranca e vetme po mbante seancën.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi para deputetëve ka thënë se me gjendjen aktuale politike në vend po rrezikohen marrëveshjet ndërkombëtare. Ai thotë se Kuvendi është uzurpuar nga deputetët opozitar duke ushtruar dhunë me gaz lotsjellës.
“Kuvendi është i uzurpuar nga disa deputetë të dhunshëm opozitar, nuk mund të sillemi se nuk po ndodh asgjë. Po na mohohet e drejta për të komunikuar me qytetarët e Kosovës, nga ana e opozitës. Ata përdorin mjete të papranueshme”, deklaroi Thaçi duke kërkuar nga koalicioni që me deklaratë zyrtare të dënohet “uzurpimi i Kuvendit nga një grup i deputeteve të opozitës”.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, pasi është kthyer në Kuvend ka thënë se këto seanca janë të pakuptimta, sipas tij, më mirë do të ishte që të drejtohen në anulimin e marrëveshjeve. “Gjithë kjo energji me mbajt seanca të pakuptimta më mirë do të ishte drejtuar në anulimin e marrëveshjeve dhe do të kishte normalitet, këto seanca janë të pa kuptimta”, ka thënë Haradinaj.
Derisa mazhurnaca po mbante seancë të improvizuar, simpatizantët e opozitës po vazhdojnë protestat. Ndërsa forca të mëdha policore u munduan të zmbrapsin protestuesit e revoltuar të cilët kanë djegur disa kontejner, kanë gjuajtur me ngjyrë në muret dhe dritaret e Kuvendit, dhe kanë shkulur bredha e drita dekorues shesheve kryesore të qytetit.
Përndryshe aktivistët opozitarë të cilët po protestojnë thanë se do të vazhdojnë të protestojnë deri sa të arrestohen të gjithë opozitarët.
Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës më 78 vota pro ka miratuar buxhetin e Kosovës për vitin 2016 në vlerë 1.6 miliard euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












