DR
Lajme
Dhuratë nga Llozana, 500 libra për Bibliotekën e Ferizajt
Përveç që ka pasuruar për 500 libra francez bibliotekën e qytetit "Sadik Tafarshiku", ndihma nga Llozana ka forcuar edhe më shumë lidhjet kulturore ndërmjet dy qyteteve
Një donacion i ardhur nga Llozana e Zvicrës, përveç që ka pasuruar për 500 libra francez, bibliotekën e qytetit “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, ka forcuar edhe më shumë lidhjet kulturore ndërmjet dy qyteteve. Po ashtu nga ky qytet zvicerian kanë ardhur edhe 5 mijë franga që gjithashtu do të shkojnë në këndin kulturor të kësaj komune.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka falënderuar delegacionin zviceran për kontributin e dhënë në avancimin e vlerave kulturore, ndërsa ka vënë në pah se në fushën e kulturës, prezenca shqiptare është e madhe në këtë rajon frankofon të Zvicrës përmes shkollave shqipe atje, institutit të studimeve shqiptare etj.
Ndërkohë kryetari Svarqa ka vënë theksin tek ndikimi i letërsisë franceze në letërsinë dhe artin tonë.
“Historia jonë, sidomos ajo e romantizmit, ka krijuar edhe kryevepra të letërsisë shqipe, që janë shkruar nga romantikët e mëdhenj si Çajupi etj, por nuk ka munguar edhe arti tjetër që është zhvilluar edhe në Llozanë, edhe nga Aleksandër Mojsiu, një nga aktorët e artit skenik, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit. Duhet përmendur këtu edhe veprimtarët e tjerë të çështjes, si Noli, Konica, Mit’hat Frashëri etj,” ka thënë Svarqa.
Krahas këtij numri të librave, biblioteka e Ferizajt ka përfituar edhe një donacion në vlerë prej 5 mijë eurosh.
“Përkundër përvojave të mangëta që kemi si qytet për krijimin e mundësive për njohjen e gjuhës frënge, megjithatë gatishmëria dhe bashkëpunimi nuk mungojnë dhe mendoj se idetë e së kaluarës për krijimin e një liceu të gjuhës frënge, ne do të përpiqemi t’i shndërrojmë në realitet,” ka thënë Svarqa.
Në anën tjetër drejtori i bibliotekave të Lozanës, Frédéric Sardet, ka vënë në dukje se në mesin e librave të dhuruara, dominon literatura shkollore, ajo për fëmijë si dhe libra që do të ndihmojnë në përvetësimin më të lehtë të gjuhës frënge.
“Lidhjet kulturore janë të ndikuara edhe te ne nga fqinjët, në krijimin e një imazhi të ri siç është letërsia zvicrane bashkëkohore, letërsia që është zhvilluar kryesisht në Lozanë e cila është më e njohur në vendet frankofone. Kemi përzgjedhur që të forcojmë letërsinë për të rinjtë, të shtojmë edhe numrin e letërsisë për fëmijë e cila do të zhvillohet më shumë me ata që e njohin gjuhën, duke krijuar lehtësira në komunikim me lexuesin dhe shkollarët.Shpresoj që kjo do t’ju pëlqej” ka thënë Sardet.
Kontigjenti i librave të dhurara nga zyrtarët zviceranë përmban 378 vepra letrare për të vegjël dhe të rritur të shkruara nga autorë të ndryshëm të Zvicrës franceze si dhe libra për mësim të gjuhës frënge, 47 stripe, 20 fjalorë, 45 CD dhe 13 DVD. Me këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” , të cilët skeqrt e tyre artistike i kishin përgatitur në gjuhën frënge.
Ndryshe, një javë më parë në Ferizaj ka filluar manifestimi tashmë tradicional “Ditët e kulturës”, një eveniment i kulturës i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore.
Në këtë manifestim kulturor po marrin pjesë një delegacion nga Llozana, i pritë nga Oskar Tosato drejtor për çështje të arsimit primar dhe sekondar, rinisë dhe kohezionit social, Grégoire Junod drejtor i sigurisë publike, çështjeve banesore dhe të bibliotekave, Frédéric Sardet shef i bibliotekave dhe arkives së qytetit të Lozanës dhe Musa Kamenica koordinator i projektit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare






























