Lajme
Dhurohen mjete mësimore në shkollën shqipe në Bavari
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Mynih dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës
Shkolla shqipe në Bavari të Gjermanisë ka nisur sërish mësimin për nxënësit e mërgimtarve tanë atje, shkruan albinfo.ch.
Konsullata e Përgjithshme, bëri furnizimin me mjete mësimore të shkollës shqipe në Bavari.
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Mynih dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës. Për të siguruar dhe mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi konsullata nuk kursen as kohë e as kapacitete të tjera.
Për mosngecjen e procesit mësimor në mungesë të materialit shkollor, organizimi dhe menagjimi i shpejt i sjelljes së menjëhershme të librave dhe mjeteve mësimore nga Vjena në Mynih, për konsullin z. Labinot Gucati dhe bashkëpuntorin e konsullatës z. Shqipdon Januzaj ishte sa privilegj aq edhe përgjegjësi.
Ndërsa kryetari dhe pjesëtarët e kryesisë së LAPSH-it si çdo herë aktiv dhe të angazhuar, menjëherë bënë pranimin e këtyre mjeteve mësimore për t‘i shpërndarë sa më shpejt tek nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Andaj, prindër të nderuar mos hezitoni t’i dërgoni fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, e ju nxënës të dashur jeni të mirëseardhur në shkollën shqipe në Bavari. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













