Kosova
Diagnostikohet rasti i parë me ethe të minjve në Kosovë
Një 8-vjeçare infektohet me ethet e minjve në Deçan
Në Klinikën Infektive në QKUK po trajtohet një 8-vjeçare, e infektuar me ethet e minjve, përcjell albinfo.ch.
Fëmija është infektuar në bjeshkët e Deçanit dhe, siç ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ajo është në gjendje stabile.
Gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar për kujdes gjatë konsumimit të frutave malore për shkak të rrezikut për infektim nga ethet e minjve, që mund të jenë vdekjeprurëse, shkruan kohanet.
Sipas tyre, në Kosovë më së shumti rrezik ka në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe në atë të Shalës.
“Burim i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosolë dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes vete dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesia gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse. Në organizmin e njeriut shkaktari hyn përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.
Instituti thotë se trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive, në qoftë se paraqiten me kohë. Po qe se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve













