Lajme
Dialogu për viza do të fillojë
Gentilini: Dialogu për viza do të fillojë dhe Kosova do të përfitojë nga liberalizimi i vizave, kur të plotësohen të gjitha kushtet
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, i ka uruar institucionet dhe popullin e Kosovës për progresin e bërë gjatë kësaj jave në agjendën Kosovë – BE.
“Konkluzionet e Këshillit të aprovuara me 5 dhjetor dhe të cilat u miratuan plotësisht nga shefat e shteteve anëtare të BE-së me 9 dhjetor, paraqesin një hap të rëndësishëm përpara. Tani më është e qartë se dialogu për viza do të fillojë dhe se Kosova do të përfitojë nga liberalizimi i vizave kur të plotësohen të gjitha kushtet”, thuhet në deklaratën e Gentilinit.
Përpos kësaj, sipas tij Këshilli, po ashtu, ka vendosur të shqyrtojë një marrëveshje tregtare me Kosovën dhe të hapë programet e BE-së për Kosovën.
“BE-ja, po ashtu, pranon se anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të rrisë zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai thekson se e gjithë kjo është shumë pozitive dhe paraqet një arritje shumë të prekshme.
Sipas tij, tani është e rëndësishme që Kosova t’i dyfishojë përpjekjet e saja dhe të përqendrohet në adresimin e sfidave dhe shtyjë përpara proceset e reformave.
“Është gjithashtu e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të jetë konstruktive në dialog me Serbinë dhe në zbatimin e marrëveshjeve përkatëse”, ka thënë Gentilini, duke shtuar se është shumë i inkurajuar nga ajo që ka parë gjatë periudhës së fundit në Kosovë dhe në Bruksel, sa i përket lëvizjes përpara të agjendës Kosovë – BE
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












