Lajme
Dialogu vazhdon në fund të qershorit
"Vazhdimi i dialogut është shtyrë që të përfundojnë përgatitjet interne, që janë të domosdoshme për marrëveshje konkrete"
Shtyrjen e raundit të pestë të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit, që ishte caktuar për 14 e 15 qershor, zyrtarët e BE-së në Bruksel nuk e shohin si “frenim të procesit” dhe paralajmërojnë vazhdimin e negociatave në fund të qershorit.
Zyrtarë të BE-së thonë se nuk ka pasur ngecje, por që të dyja palëve t’u jepet më shumë kohë që përfundimisht të pajtohen, të paktën për disa nga çështjet e hapura.
“Vazhdimi i dialogut është shtyrë që të përfundojnë përgatitjet interne, që janë të domosdoshme për marrëveshje konkrete”, ka thënë për gazetën beogradase Veçernje Novosti, Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, nën kujdesin e së cilës Robert Cooper ndërmjetëson në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Si duket, ekipet negociuese nuk e kanë lehtë që të kapërcejnë dallimet e mëdha dhe të bashkohen të paktën në një pikë.
Për këtë arsye këto ditë po zhvillohet një “shutle diplomaci” intensive në mënyrë që raundi i radhës të sjellë rezultate konkrete.
Shefi i ekipit serb Borko Stefanovic ka thënë se pret vazhdimin e bisedimeve nga fundi i qershorit, ndërkohë që është shprehet optimist edhe sa i përket rezultateve.
“Ka gjasa që të arrijmë marrëveshje që në qershor rreth lirisë së lëvizjes, kadastrit, librave amzë, telekomit. Kemi video-konferenca të shpeshta. Prishtina dëshiron që të tregojë sesi Beogradi po frenon procesin dhe nuk jemi konstruktivë, por kjo thjesht nuk është e saktë. Mund të pritet që ata të përgatisin edhe interpretimin e tyre të marrëveshjes së ardhshme për opinionin publik kosovar. Ne nuk do të biem në grackën e këtyre provokimeve”, ka thënë Stefanovic.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










