CH-Ballkani
Diaspora disponon kapacitete profesionale nga fusha e drejtësisë
Në hotelin “Emerald”, në Prishtinë, mbështetur nga Ministria e Diasporës, u mbajt ceremonia e Ditës së Avokatisë, e cila konsiston me fillimin e Ditëve të Diasporës në Kosovë.
Në këtë ceremoni, krahas avokatëve dhe juristëve nga Kosova, morën pjesë edhe juristë dhe avokatë nga diaspora dhe përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.
I pranishëm në Ditën e Avokatisë së Kosovës ishte edhe ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, i cili, mbajti një fjalë rasti.
“Ministria e Diasporës po punon që avokatët shqiptarë nga diaspora të bëhen pjesë përbërëse e punës, e aktiviteteve dhe e shkëmbimit të përvojave. Në marrëveshjen për themelimin e Unionit të avokatëve, përveç avokatëve tanë, pjesë e saj do të jenë edhe rrjetet e juristëve e avokatëve të diasporës. Ministria e Diasporës do të punojë me përkushtim që t’i fuqizojë këto rrjete, në mënyrë që të jenë partnerë seriozë në punën e përbashkët të avokatëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe të mekanizmave të tjerë të të dyja vendeve”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, fjalën e mori kryetari i saj, Osman Havolli, i cili tha se sot është 44-vjetori i themelimit të avokatisë së Kosovës, por që daton edhe më herët. “Ne kemi trasuar një rrugë të gjatë, ngase avokatia shqiptare ka kaluar shumë sfida, si pasojë e zhvillimeve politike”, theksoi ai, thuhet në një komunikatë të MeD-it
Në kuadër të këtij aktiviteti, u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë për themelimin e Unionit të Avokatëve shqipfolës në botë.
Themelimi i këtij unioni do të ndikojë në avancimin e profesionit të avokatisë dhe bashkëpunimin ndërmjet avokatëve shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe atyre në Diasporë.
Me rastin e Ditës së Avokatisë, avokatëve e rinj e bënë betimin.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












