Lajme
Diaspora e anashkaluar nga institucionet
Deri më tani, mërgimtarët janë shikuar vetëm si remitencë, ndërsa nga pushteti lokal dhe ai qendror i Kosovës, vazhdimisht po anashkalohen
Autoritetet e Kosovës akoma nuk kanë dhënë rezultatet të prekshme, se do të krijojnë lehtësia për diasporën, si në rrafshin institucional edhe në atë të investimeve. Deri më tani, mërgimtarët janë shikuar vetëm si remitencë, ndërsa nga pushteti lokal dhe ai qendror po anashkalohen.
Të paktën këtë vlerësim e bëjnë përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, të cilët kritikojnë autoritet vendore se nuk janë duke bërë sa duhet për mërgimtarët. Sipas analistëve, procedurat burokratike në pajisjen me dokumente civile, janë evidente.
Arbëresha Loxha është analiste e Grupit për Studime Juridike e Politike. Ajo ka theksuar për REL se ka interesim të madh të këtyre qytetarëve për të investuar në Kosovë, por që qeveria nuk është duke u treguar serioze në këtë drejtim.
“Përkundër faktit se ka interesim të madh të diasporës për të investuar në Kosovë, Qeveria e Kosovës si duket nuk e ka marrë seriozisht këtë. Është bërë shumë pak në këtë drejtim, më konkretisht Qeveria e Kosovës nuk ka pasur një strategji proaktive me të cilën do të krijonte parakushte apo mundësi përmes së cilave qytetarët tanë në diasporë do të vinin dhe do të investonin në Kosovë”, shprehet ajo.
Ajo thekson se barrierat administrative, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit në Kosovë, janë pengesa më të mëdha për investitorët potencial të diasporës.
Të gjitha këto pengesa, shton Loxha, Qeveria e Kosovës duhet t’i eliminojë dhe investitorëve potencial të diasporës që vinë në Kosovë t’iu mundësohet që të krijojnë biznese të suksesshme.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lorik Pustina është udhëheqës i Divizionit për Komunikim në Ministrinë e Diasporës. Ai ka theksuar se janë duke punuar në vazhdimësi me autoritetet kompetente për nevojat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Ndërkaq, sa i përket lehtësirave për investitorët potencial nga diaspora, Pustina ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka miratuar një pako të lehtësirave fiskale për investitorëve që vijnë nga diaspora dhe se pritet zbatimi i saj.
“Pra kemi të bëjmë me lehtësira tatimore dhe fiskale në rast të investimeve që kapin shuma të ndryshme prej 10 mijë euro e më lartë. Nëse një kompani investon dhe hap vende të punës atëherë ajo kompani do të ketë tatimin e hequr në importimin e lëndës së parë, makinerisë së rëndë, uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe një varg lehtësirash tjera”, sqaron Pustina.
Qytetarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, kanë ndihmuar vendin e tyre për vite me radhë. Remitencat vjetore që vijnë nga bashkatdhetarët kalojnë 600 milionë euro në vit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












