Lajme
Diaspora e pasur, për çdo vit po sjell nga 700 milionë € remitenca
Diaspora vazhdon të sjellë më shumë para në Kosovë, pavarësisht ankesave për trajtim jo të mirë nga institucionet vendore
Diaspora kosovare pavarësisht që po injorohet nga Shteti, po vazhdo të kontribuojë në mirëqenien sociale të vendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), dërgesat e bashkatdhetarëve brenda një viti sillen rreth 700 milionë euro, që i bije rreth 40 për qind e gjithë buxhetit të Kosovës.
Sipas BQK-së, remitencat nga diaspora vitin e kaluar kanë arritur shumën e përgjithshme prej 691 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej rreth 4 për qind, shkruan portali “Infokusi.com”.
BQK bënë të ditur se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 37.1 për qind përkatësisht 22.6 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e dërgesave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.8 për qind.
Ndryshe, diaspora kosovare injorohet vazhdimisht nga shteti i origjinës, i cili bashkatdhetarët i sheh si resurs “remitence” dhe asgjë më shumë. Atyre u shkelen të drejtat duke filluar nga kolonat në kufi, plaçka me kartonin e gjelbër, pritjet e gjata në institucione për nxjerrje të dokumenteve të ndryshme, etj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













