Kosova
Diaspora i gëzohet liberalizimit të vizave për Kosovën
Qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen duke nisur nga dita e sotme, 1 janar 2024.
Ata i janë gëzuar liberalizimit dhe pa dyshim që presin të vizitojnë familjarët e tyre.
Por, si po e presin mërgimtarët këtë gjë?
Për Asmon Brahimajn, i cili jeton në Zvicër, heqja e vizave është një lajm shumë i mirë dhe ai për Klankosova.tv është shprehur se mbi të gjitha është edhe lehtësim për të dyja palët.
Brahimaj si një aspekt të lehtësimit theksoi edhe pritjet në ambasada, që siç u shpreh ai, nuk do të ndodhin më.
“Është një lehtësim për të gjithë, si për ne që jetojmë në Evropë, ashtu edhe për ata që do të udhëtojnë pa viza. Nuk do të ketë më pritje nëpër ambasada dhe refuzim të vizave”, tha ai.
Por, sipas tij, një vendim i tillë është i vonuar dhe gjithashtu tha se pret që në fillim të ketë lëvizje më të madhe në drejtim të shteteve evropiane.
“Për mendimin tim, është shumë vonë e aprovuar lëvizja pa viza, për një arsye të vetme, që çdo njeri duhet të ketë mundësinë për të parë realitetin e jetës në Evropë”.
Liberalizimin e vizave, si vendim të duhur e konsideron edhe Besa Desku, e cila jeton në Gjermani.
“Ky ka qenë vendimi më i duhur që është marrë ndonjëherë për vendin dhe qytetarët tanë. Më e rëndësishmja është që tani përveç se do të mund të na vizitojnë, pra t’i vizitojnë të afërmit e tyre në diasporë, ata që jetojnë në Kosovë do të kenë mundësinë edhe të shëtisin lirshëm dhe t’i shohin të gjitha bukuritë e perëndimit”, është shprehur ajo.
E pas liberalizimit të vizave, Qeveria e Kosovës i ka informuar qytetarët në lidhje me procedurat për udhëtim jashtë vendi.
“Nga 1 janari, pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi financiare. Vetëm vizita afatshkurta, jo punësim. 90/180 ditë”, thuhej në njoftimin e Qeverisë./Klan Kosova
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












