Kosova
Diaspora, “infuzioni” për ekonominë e Kosovës
Gjatë muajve të verës në Kosovë shitjet rriten më shumë se 50% për bizneset e shumta në vend.
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i presin këta muaj”, thotë Kujtim Behluli, përfaqësues i një qendre tregtare në Suharekë.
Në veçanti nga data 20 korrik deri më 15 gusht shitjet dallojnë shumë nga muajt e tjerë të vitit, thotë Behluli, për Radio Evropa e Lirë.
Vizitat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës janë më të shumta gjatë verës.
Vetëm në korrik, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë regjistruar 400 mijë hyrje-dalje. Flukse të mëdha njerëzish ka pasur edhe në kufijtë tokësorë.
Zvicra, Gjermania dhe Austria janë destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime. Këto janë edhe tri shtetet ku diaspora e Kosovës është e përqendruar më së shumti, përcjell albinfo.ch.
Përpos shitjeve, diaspora e ngjall edhe sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
“Mjetet që ata i shpenzojnë në Kosovë, janë infuzion për ekonominë, e më së shumti për hotelerinë dhe gastronominë”, Hysen Sogojeva, udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.
Nga vizitat në biznese të ndryshme, ai thotë se pothuajse secili prej tyre ka raportuar rritje të numrit të vizitorëve për më shumë se 25%.
“Mezi ka mbijetuar ky sektor, por tani fluksi i diasporës ka bërë që këto biznese ta rimarrin veten”, thotë Sogojeva, për REL.
Nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë për Radion Evropa e Lirë se diaspora e Kosovës ka një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit përmes dërgimit të remitencave, investimeve në patundshmëri dhe shpenzimeve që bëjnë gjatë pushimeve në Kosovë.
Në vitin 2022, vlera e remitencave apo e parave të dërguara nga diaspora në Kosovë ka arritur në 1.22 miliard euro, që do të thotë 6.0% më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e shpenzimeve që diaspora ka bërë në Kosovë ka qenë afro 2 miliardë euro.
“Gjatë vitit 2022, remitencat kanë përbërë rreth 13.7% të Bruto Produktit Vendor (BPV), shërbimet e udhëtimit rreth 20.9 % dhe investimet e huaja direkete në patundshmëri rreth 5.3 %. Në total, ato përbëjnë rreth 40% të BPV-së”, thuhet në deklaratën e BQK-së, dërguar Radios Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











