Kosova
Diaspora kundër shkëmbimit të territoreve
Ai përmendi faktin se në Zvicër e në Gjermani, kanë nxënës, studentë e biznesmenë të shumtë që po kontribuojnë, në një mënyrë apo tjetrën, për vendin e tyre
Shukri Ymeri, Kryetari i Lobit Euro Atlantik Shqiptar, ka folur për rolin e lobeve shqiptare në politikën e jashtme të Kosovës.
Në “Express Intervistën” në KTV, ai tha se Lobi Euro Atlantik Shqiptar, është formuar më 17 nëntor 2016 dhe ka themeluar disa degë në Evropë. Ai tha se në Evropë janë dy degë shumë të rëndësishme. Njëra është Kalabria, që ka 36 shoqata, përcjell albinfo.ch.
Ymeri ndër të tjera tha se për çështje të interesit kombëtar, bashkimi i forcave të tyre, bën që të paktën të përmirësohet fusha e ekonomisë në Kosovë.
Ai, gjithashtu foli edhe për idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, e për këtë, ai tha se janë kundër.
“Kjo është e pakapshme. Jemi kundër asaj kur preken kufijtë shqiptarë. Kjo është pak alarmante sepse një numër i madh i të rinjve po ikin nga vendi”, tha ai.
Ai përmendi faktin se në Zvicër e në Gjermani, kanë nxënës, studentë e biznesmenë të shumtë që po kontribuojnë, në një mënyrë apo tjetrën, për vendin e tyre.
“Ne kemi shumë intelektualë. Këshilltarja e parë e zonjës Angela Merkel, ka qenë shqiptare. Lobi Atlantik Shqiptar, ka kontakte me zyrtarë të shumtë, psh, me Kukhan kemi bërë shkresa dhe ai na është përgjigjur pozitivisht për shumë gjëra. Ne duam ta kemi ndikimin tonë pozitivë për gjithë shqiptarët”, tha ai.
Sipas tij, ministritë në Kosovë e në diasporë, nuk kanë reflektuar me bashkëpunim të mirë. Ai pret të ketë më shumë bashkëpunim të mirëfilltë.
“Politizimi i mërgatës tani është bërë një problem”, tha ai.
Deri tani, thotë ai, nuk ka ndodhur ndonjë depolitizim, çka ai e sheh shumë të rëndësishme.
Ymeri foli edhe për protestat që u bënë në diasporë, kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.
“Duke marrë parasysh të kaluarën tonë, mërgimtarët janë të shqetësuar në pikën kulminante. Nëse ndodh ndarja, mund të ketë edhe eskalim total”, tha ai.
Ai tha se të rinjtë në Kosovë, duhet të mësohen me realitetin, sepse thotë s’është fare lehtë t’ia dalësh mbanë në diasporë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar Gati 96% e përfitimeve të papunësisë që duhet të paguhen që nga fillimi i vitit për... -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër












