Lajme
Diaspora shqiptare i reagon Podgoricës: mos i prekni flamujt
Diaspora shqiptare në SHBA reagon ndaj djegies së flamurit të Kosovës dhe të Shqipërisë në Podgoricë, para zyrës së Kosovës
Gjashtë shoqata që bashkojnë diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar ndaj djegies së flamujve kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës pran ambasadave të tyre në Podgoricë nga huliganët malazezë. Sipas diasporës shqiptare, ky është një akt vandal i mentaliteteve primitive të fqinjëve tanë ballkanas.
Sipas këtyre shoqatave, aktet e tilla të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe shteteve të tyre qesin në pah nivelin e lart të urrejtës që mbizotëron në mentalitetet e shoqërisë malaziase për çdo gjë që ka të bëj me qenien shqiptare si tërësi.
Reagimi është nënshkruar nga: Shoqata Atdhetare “Ana e Malit’’ New York; Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”- Detroit; Fondacioni “Plavë Guci”- New York; Shoqata “Malësi e Madhe”- New York; Fondacioni ”Dom Simon Filipaj”- New York dhe; Shoqata Atdhetare “Kraja”- New York.
“Diaspora shqiptare në SHBA është e zhgënjyer thellësisht me mënyrën se si vallë për akte të kësaj natyre shteti i ashtuquajtur “demokratik” malazias asnjëherë nuk arrit të i qes para drejtësisë kryesit e këtyre sulmeve që në vazhdimësi po përsëriten duke acaruar deri në pikë të vlimit marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërshtetërore”, thuhet në reagim.
Diaspora shqiptare e cila ka qenë shpeshherë katalizator i shumë lëvizjeve të mëdha kombëtare, siç thuhet më tej në reagim, tërheq vëmendjen me përfundimin e qartë se nëse nuk merren masa adekuate për parandalimin e këtyre veprimeve antishqiptare, reagimi do jetë i vrullshëm dhe shume energjik.
“Do kërkojmë që trevat e copëtuara padrejtësisht shqiptare të i kthehen trungut të ndarë atdheut deri me ndryshimin e kufijve artificial të vendosur në mes të shqiptarëve me forcë nga të tjerët”, thuhet në reagimin e gjashtë shoqatave që bashkojnë diasporën shqiptare përtej Atlantikut.
Ndryshe, më 14 prill, persona të pa identifikuar kanë djegur gjatë natës së shkuar flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Rasti është regjistruar pranë ndërtesës së “Capital Plaza” atje ku janë edhe zyrat e ambasadës së Kosovës. Për ngjarjen, ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Malit të Zi, duke shprehur keqardhjen për incidentin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













