Kosova
Diaspora organizon konferencën e parë shkencore në Berlin
Konferenca u zhvillua me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin
U organizua në Berlin të shtunën, më 26.10.2019, konferenca e parë mbi studimet shkencore tematike për Kosovën dhe Shqipërinë.
Kjo konferencë u organizua nga organizata e studentëve dhe alumni shqiptarë – OASA në Berlin(www.oasa.berlin) gjithashtu edhe me pjesëmarrjen e Forumit “Albanians for EU”.
Konferenca u zhvillua me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin.
Objektivi i konferencës ishte informimi mbi çështjet që lidhen me prespektivat për Shqipërinë dhe Kosovën, por ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Tematikat që u prezantuan kishin natyrë teknike dhe shkencore. Disa nga prezantuesit janë studentë të universiteteve të ndryshme në Berlin. Këta kanë themeluar Shoqatën e studentëve dhe ish-studentëve (alumni) OASA.
Studentët dhe alumni u përkasin disiplinave të ndryshme dhe jetojnë në Berlin. Këta kanë prejardhje nga shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor dhe janë shqipfolës. OASA promovon arsimin e lartë, mirëkuptimin mes popujve, shkëmbimin mes studentëve dhe alumni, por mbi të gjitha ndërton ura mes Gjermanisë dhe vendlindjet e anëtarëve të saj. Konferenca u organizua edhe me bashkëpunimin e forumit “Albanians for EU”, themeluar nga Diaspora e Italisë.
Forumi ka 2 objektiva kryesore: 1) të informojë shqiptarët mbi procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian por edhe të informojë mbi fondet e BE-së; 2) të rrisë imazhin e shqiptareve dhe vlerën e shtuar që Shqipëria ka për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Konferenca kishte për fokus tematikat dhe sfidat aktuale që Shqipëria dhe Kosova përballen.
Tematikat që u trajtuan në konferencën e organizuar nga shoqata OASA-s në Berlin ishin:
- Mësimi i gjuhës shqipe në Gjermani dhe roli i tij, Muhamet Idrizi (OASA, Hamburg);
- Dialogu Kosovë-Serbi nga perspektiva e Kushtetutës së Republikës së Kosovës: kushtet, efektet juridike dhe rreziqet, Durim Berisha (Düsseldorf);
III. Roli i grupeve të interesit në Shqipëri në procesin e vendimmarrjes politike, Bledar Milari (Bochum);
- Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së: mundësitë dhe sfidat, Ela Daci (Romë, Itali);
- Sistemi bankar dhe financiar në Shqipëri, Eda Meta (OASA, Berlin);
- Reforma në drejtësi në Shqipëri – shpresat, sukseset dhe sfidat, Kristi Vako (OASA, Berlin);
VII. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë me këndvështrim për (mos)hapjen e negociatave me BE-në, Henri Haxhiraj (OASA, Berlin);
VIII. Teknologjia si ndihmë për themelimin e një rrjeti të Diasporës në Europë, Ermir Lushnjari (Milano, Itali);
Duhet të krijohet një tradicion dhe të zhvillohet konferenca çdo vit me tematika të ndryshme, në të njëjtin format.
Qëllimi është që të studiohen tematikat dhe problemet e rajonit, por ashtu edhe të sillen zgjidhje. Kontributi i diasporës është një çelës kyç mbi zhvillimin e rajonit.
Diaspora mund të rienergjizojë dhe të rinovojë Ballkanin Perendimor, duke sjellë përvojë, aftësi, talent, njohuri etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi













