Lajme
Diaspora për Shqipërinë e Lirë i drejtohet publikisht Edi Ramës
I kërkojnë transparencë rreth nismës "Ballkani i Hapur"
Diaspora për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar sot Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me një shkresë rreth nismës “Open Balkan” apo mini-Shëngenit ballkanik, shkruan Albinfo.ch.
Ata kanë shprehur shqetësim në lidhje me mungesën e transparencës së marrëveshjes ‘Open Balkans’, duke kërkuar publikimin e menjëhershëm të dokumenteve të kësaj marrëveshjeje.
Kjo shkresë i është dërguar për dijeni edhe:
– Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta
– Kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha
– Z. Gramoz Ruci si drejtues i Kuvendit, meqënëse Legjislatura e re nuk është mbledhur ende.
Deklarata e plotë për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”
Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” po ndjek me vëmendje dhe interes të veçantë zhvillimet në lidhje me marrëveshjen e firmosur më 29.07.2021 midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Duke qenë të vetëdijshëm për përfitimet e integrimit rajonal dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, të cilat ndikojnë pozitivisht në bashkëpunimin rajonal, duke krijuar stabilitet dhe ndihmuar për paqen në rajon, e përshëndesim çdo përpjekje të bërë në këtë drejtim.
Megjithatë, Lëvizja:
– vëren me shqetësim mundësinë e një mospërputhjeje midis procesit të integrimit dhe kësaj nisme të tre vendeve dhe thekson domosdoshmërinë e inkuadrimit të këtij integrimi brenda kornizës së politikave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
– shpreh shqetësim në lidhje me mungesën e transparencës së marrëveshjes ‘Open Balkans’ dhe kërkon publikimin e menjëhershëm të dokumenteve të kësaj marrëveshjeje.
– kërkon sqarim në Kuvendin e Shqipërisë, të deklaratave të papranueshme të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me partnerët tanë evropianë dhe mbi të gjitha në lidhje me motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë.
– ngulmon për pezullimin e implementimit të marrëveshjes deri në fillim të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë dhe për rifillimin e një diskutimi të detajuar të marrëveshjes në të.
Si rrjedhim, Lëvizja propozon:
– dhënien përparësi, integrimit ekonomik, shoqëror dhe politik të faktorit shqiptar në rajon si një prej shtyllave kryesore të politikave të qeverisë shqiptare. Insistimi i Shqipërisë për t’u përfshirë në një marrëveshje të tillë, pa Kosovën, mund të ketë pasoja negative në rrugëtimin ekonomik dhe politik të Kosovës.
– koordinimin e ngushtë midis Tiranës e Prishtinës zyrtare në fushën e diplomacisë, ekonomisë dhe kulturës, dhe pasimin me hapa konkretë e të zbatueshme të dala prej këtyre koordinimeve.
– mbështetjen pa kushte të shtetit të Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, për të siguruar rritjen e njohjen qëndrueshme dhe të pakthyeshme të shtetit të Kosovës.
Për të mundësuar pikat e mësipërme, Lëvizja shikon me rëndësi jetike dhe propozon:
Nënshtrimin e çdo marrëveshjeje rajonale dhe ndërkombëtare që prek interesat mbarëshqiptare në rajon, ndaj një komisioni të nivelit të lartë, të përbashkët, të përhershëm për çështjet shqiptare në rajon midis Kosovës dhe Shqipërisë, me pjesëmarrjen si palë vëzhguese e këshilluese, të përfaqësuesve të forcave politike shqiptare në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.
Me respekt
Kryesia e Diaspora për Shqipërinë e Lirë
#diasporaleviz
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












