Lajme
Diaspora për tre muaj dërgoi afro 240 milionë euro në Kosovë
Remitencat nga diaspora, kategoria më e madhe financiare e të ardhurave
Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje përgjat viteve, shkruan albinfo.ch.
Paratë e mërgimtarëve që janë dërguar në Kosovë janë një burim që siguron gjendje stabile ekonomike dhe sociale për shtetin e Kosovës.
Pa dyshim se remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe financiare në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore dhe në këto dy vjet pandemie, ishte shtylla kryesore që ndihmoi vendin, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se të ardhurat nga diaspora kanë qenë përherë një ndihmë e madhe për ekonominë e Kosovës, viti 2022 po mbahet rekord i remitencave dhe kjo pritet që ende të shtohet deri në fund të këtij muaji.
Sipas raportit të fundit të lëshuar nga Banka Qendrore e Kosovës, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave ka qenë 238.5 milionë euro. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën Testim vjetor i sirenave të alarmit në të gjithë Zvicrën... -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor













