E-Diaspora
Diaspora shqiptare kërkon hapjen e Katedrës së gjuhës shqipe në Kroaci
Qendra Kulturore, mësimi plotësues në shqip dhe hapja e Katedrës së gjuhën shqipe ishin disa nga temat e diskutuara në këtë takim
Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë shtetërorë në Kroaci, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi njëherësh ministër i Diasporës, ka takuar deputeten shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Perlaska.
Qendra Kulturore, mësimi plotësues në shqip dhe hapja e Katedrës së gjuhën shqipe ishin disa nga temat e diskutuara në këtë takim, përcjell albinfo.ch.
“Diaspora shqiptare në Kroaci është e inkuadruar mirë në shoqërinë kroate, marrë parasysh dhe kontributin e shqiptarëve në luftën shtetndërtuese. Kosova, bashkë me Shqipërinë, do ju mbështesim gjithashtu”, ka thënë me këtë rast, zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Deputetja shqiptare me origjinë nga Prizreni në të ardhmen e afërt pret më shumë të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet kroate.
“Përforcimi i raporteve tona ndërshtetërore është me rëndësi. Komuniteti shqiptar në Kroaci numëron 19 mijë vetë dhe është i fortë. Po synojmë punësimin e të rinjve tanë në institucionet e vendit”, ka thënë deputetja Ermina Lekaj-Perlaska.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci ngritën disa çështje të rëndësishme si ajo e certifikimit të mësuesve shqiptarë në kuadër të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, për një marrëveshje ndërshtetërore për punë sezonale në Kroaci, për mungesën e informimit të studentëve në Kosovë rreth bursave që jep shteti kroat.
“Po interesohemi edhe për fatin e luftëtarëve të zhdukur shqiptarë të Vukovarit”, ka thënë kryetari i Unionit, Esad Qollaku, njëherësh veteran i Luftës në Kroaci.
Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë shprehën interesim edhe në fushën e Investimeve Strategjike duke ofruar dhe një projekt konkret.
Gjatë takimeve zyrtare në Republikën e Kroacisë, Dardan Gashi ka takuar ministren për Zhvillim Rajonal dhe fondeve të BE-së, Gabrijela Zelac.
Zëvendëskryeministri Gashi përgjatë të gjitha takimeve ka qenë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












