Lajme
Diaspora shqiptare në Shtutgart, 28 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
Diaspora shqiptare ka treguar solidaritet të madh, duke dhënë kontribut për rindërtimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti si dhe ndihma të shumta për banorët e Shqipërisë.
Së fundi, në Shtutgart të Gjermanisë, në Landit Baden-Würtemberg, u organizua një aktivitet solidariteti për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit nga Qendra e Kulturës Shqiptare në këtë qytet, shkruan albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se nga kontributet e komunitetit shqiptar, anëtarë të kësaj Qendre, janë mbledhur mbi 28 mijë euro si ndihmë për këtë tragjedi.
Duhet theksuar se ndihma e mbledhur financiare është hedhur në një nr. llogarie të Caritas-it gjerman, i cili nga ana e tij do t’ia përcjellë Caritas-it në Shqipëri. /Albinfo.ch.



E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën Shumë burokraci, konkurrenca nga Kina dhe SHBA-të dhe zhvillimet politike botërore po ndikojnë në ekonominë evropiane.... -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla













