Tematike

Dick Marty: Bin Laden do të duhej të gjykohej

"Kjo vrasje ka qenë në të mirë të të gjithëve, me përjashtim të drejtësisë"

Tashmë Dick Marty, Këshilltar nacional, është bërë i njohur për temat që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit, torturës, diktatorëve, për hetimet e kryera rreth buxhetit sekret të CIA-s, për studimin e gjendjes në Kaukaz si dhe për hetimet e kryera për trafikun e organeve në Kosovë.

Këtë herë, e përditshmja « 24Heures » i jap fjalën Dick Marty-të për të shprehur në disa pika këndvështrimin e tij në lidhje me vdekjen e Ben Laden-it.

Thuhet që Bin Laden është  eliminuar me anë të torturës, për të nxjerrë  informacione nga ai. A është e tolerueshme një gjë e tillë?

Jo. Hapja e portave të torturës do të thotë që e vejmë veten një shpat pa ditur se deri ku mund të përfundojë rrëshqitja. Kur Aldo Moro u rrëmbye në vitin 1978, disa bënin thirrje për futjen e torturës në nxjerrje të informacioneve. Gjeneral Carlo Alberto Dalla Chiesa dha një përgjigje shumë të vlefshme, duke thënë: “Zotërinj, Italia do t’i mbijetojë vdekjes së Aldo Morosë, por kurrë nuk do të arrijë t’i mbijetojë futjes së torturës. Kjo është «ajo që dallon një vend të civilizuar nga një tjetër». Pohimi që pretendon që të dhënat janë përmbledhur falë torturës së praktikuar kundër Bin Laden-it përbëjnë një propagandë, asgjë më tepër. Edhe po të ishte e vërtetë, jam i bindur se me metoda të tjera do të kishim arritur të marrim më shumë e më shpejt. E vërteta është një lojë shahu, në të cilën fitohet falë aftësive dhe inteligjencës, e jo me shkeljen e fushës së shahut. Bin Laden do duhej të gjykohej.

Operacioni ishte i suksesshëm, pavarësisht nga kritikat tuaja të përsëritura ndaj  politikës së SHBA-së?

Befasohem kur flisni për sukses! U deshën 10 vjet për ndjekje dhe qindra e miliona dollarë.

Megjithatë, vdekja e Osama Bin Ladenit nuk zgjidh asgjë. Unë mund t’i kuptoj familjet e viktimave në kullat binjake. Por, ngazëllimi i shprehur nga  disa persona  është i bazuar në një iluzion.

Ju do të kishit preferuar që ai të jetojë?

Natyrisht që unë nuk qaj vdekjen e tij.  Por, kjo mund të jetë një fitore vetëm për imazhin e Obama-së. Duhet pasur parasysh që brenda vendit ai tani nuk do ta ketë lehtë për të justifikuar praninë e SHBA-së në Afganistan, tani që ai mishëronte “djallin” është eliminuar. Në vend se ta gjykonin si një kriminel, amerikanët e bënë atë një dëshmor. Çfarë do të motivojë përkrahësit. Vrasja e tij nuk është një fitore. Al-Kaida nuk do të zhduket brenda natës. Kjo nuk është një strukturë që varet nga një lider, por një etiketë e përdorur gjetiu.

Cilat do të kishte qenë mënyra më e duhur për të vepruar?

Sjellja e tij para drejtësisë. Por, ishte në interes të shumë njerëzve që një gjykim i tillë të mos ndodhë. Bin Laden do të kishte pasur mundësi të flasë për kontaktet e tij miqësore me CIA-në kur ai ishte duke luftuar kundër Bashkimit  Sovjetik në Afganistan. Ose për ndihmën e marrë nga Arabia Saudite, aleat besnik i Shteteve të Bashkuara apo Pakistani, po ashtu aleat formal i SHBA-së. Kjo vrasje ka qenë në të mirë të të gjithëve, me përjashtim të drejtësisë.

A mos jeni vetëm antiamerikan?

Jo.  Në fakt, unë kam bërë raportet e mia për burgjet e CIA-s  në saj të amerikanëve. Organizata si Human Rights Watch dhe “Washington Post” kanë qenë shembullore. Shoqëria civile amerikane është e mrekullueshme. Ajo u tregua shumë më trime se Evropa, e cila ka punuar pa marrë përgjegjësinë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë që faktet të dalin. Të paktën në shoqërinë amerikane transparenca përfundimisht të mbizotërojë.