Lajme
Dick Marty dëshmon në shtator
Gjyqtari Sedek ka thënë se do të kërkon nga Këshilli i Evropës që t’i hiqet imunitetin Martyt, në mënyrë që ai të mund të dëshmojë në shtator. Ish-senatori Zviceran, Dick Marty nuk ka dëshmuar të hënën në Prishtinën për rastin “Medicus” në cilësinë e dëshmitarit, edhe pse ishte paralajmëruar nga mediet kosovare disa muaj më […]
Gjyqtari Sedek ka thënë se do të kërkon nga Këshilli i Evropës që t’i hiqet imunitetin Martyt, në mënyrë që ai të mund të dëshmojë në shtator.
Ish-senatori Zviceran, Dick Marty nuk ka dëshmuar të hënën në Prishtinën për rastin “Medicus” në cilësinë e dëshmitarit, edhe pse ishte paralajmëruar nga mediet kosovare disa muaj më herët. Ai si raportues i Këshillit të Evropës (KE) ka imunitet dhe procedura e dëshmisë së tij, siç ka thënë gjyqtari, mund të vonohet.
Gjyqtari që udhëheq procesin “Medicus”, Arkadius Sedek ka thënë se kërkesa ka arritur në KE dhe se janë në pritje të përgjigjes për ardhjen e Martyt. Ky i fundit, ndërkaq sipas deklatarbe që kanë dhënë më herët përfaqësuesit e EULEX -it, është dashtë të dëshmojë sot për rastin “Medicus”
Gjyqtari Sedek ka thënë se do të kërkon nga KE që atij t’i hiqet imuniteti, në mënyrë që të jetë i gatshëm deri në shtator të dëshmojë.
Në vazhdimin e seancës gjyqësore, të hënën janë dëgjuar dy dëshmitarë, të cilët kanë paguar shuma të larta parash për transplantim të veshkave. Njëri ka dëshmuar nëpërmjet videolidhjeve nga Izraeli dhe ka deklaruar se ka dhënë 77 mijë euro për blerjen e një veshkë.
Ky dëshmitar thotë se në Izrael kishte takuar mjekun Moshe Harrel i cili kishte siguruar se në Kosovë gjendet veshka për 77 mijë euro. Ai ka thënë se 17 mijë euro i ka paguar në Izrael si dëshmi, ndërsa operacionin e transplantimit e kishte kryer mjeku Yousuf Sonmez.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












