Shkurt.ch
Dick Marty nuk ka ardhur në Prishtinë
Dick Marty bëhet e ditur se sot nuk ka ardhur në Kosovë që të dëshmojë në rastin ''Medicus"
Njoftimet e mediave në Kosovë raportonin se senatori zviceran, Dick Marty ka ardhur sot në Kosovë.
Në seancën e sotme gjyqësore për këtë rast, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, u bë e ditur se i është bërë kërkesë Këshillit të Evropës që t’i heq Dick Martyt imunitetin në mënyrë që të vijë të dëshmojë në këtë rast.
Kryetari i Trupit gjykues, Sedek, tha se pritet që Marty të dëshmojë në seancën e 17 qershorit, njofton Koha.
11:00 – Dick Marty në Kosovë?
Senatori zviceran Dick Maty, ka arritur në Kosovë, kanë thënë burime vendore për të përditshmen Zëri.
Marty ka ardhur në cilësinë e dëshmitarit për rastin “Medikus”, ku dyshohet se janë kryer transplantime pas luftës në Kosovë.
Ftesa për Marty-n që të vijë si dëshmitar ishte bërë për datën 18 qershor, sidoqoftë, ardhja e tij e mundshme, saktësisht një muaj më herët, mund të jetë bërë për shkaqe sigurie, shkruan kjo gazetë.
Ardhja e mundshme e senatorit zviceran në Prishtinë përkon me kohën kur parlamenti shqiptar ka miratuar një ligj që i krijon hapësirë ligjore EULEX-it për të kryer hetime edhe në territorin shqiptar, ku Marty pretendon se janë kryer transplantimet ilegale të organeve.
Sot ndonëse nuk ishte pjesë e agjendës që të dëshmonte Marty, është planifikuar që të mbahet seancë për rastin Medicus.
Zëdhënesja për drejtësi në EULEX, Bardha Azari, përmes telefonit ka thënë se ky mision nuk ka kurrfarë informate për arritjen e Martyt./zeri&albinfo/
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











