Lajme
Dikiq dhe dy të tjerë dyshohen për terrorizëm në tentativë
Prokuroria Speciale në Podgoricë ua ka hequr apostrofimin “terrorizëm” 11 serbëve të arrestuar në Mal të Zi, ndërsa tre të arratisur dyshohen për veprimtari kriminale
Vetëm tre nga serbët e arrestuar në Mal të Zi, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, dyshohen për terrorizëm në tentativë, ndërsa ndaj 11 të tjerëve Prokuroria Speciale në Podgoricë ua ka hequr apostrofimin “terrorizëm” duke i akuzuar vetëm për veprimtari kriminale.
11 të dyshuar akuzohen se gjatë natës së zgjedhjeve (16 tetor) kishin planifikuar të sulmonin ndërtesën e Kuvendit malazez dhe të arrestonin kryeministrin Millo Gjukanoviq, shkruan sot e përditshmja e Podgoricës, “Dan”, transmeton Koha.net. Sipas kësaj gazete, e cila thirret në burime nga prokuroria, në urdhëresën për zhvillimin e hetimeve ndaj 11 të dyshuarve, përmendet vetëm krijimi i organizatës kriminale, ndërsa terrorizmi as që përmendet.
Për terrorizëm në tentativë dyshohen vetëm Bratisllav Dikiq (ish komandat i xhandarmërisë serbe), Kristina Hristiq dhe Aleksandar Singjeliq, që ndodhet në arrati.
Kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniq më 16 tetor deklaroi se ishin privuar nga liria 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, për të cilët dyshohet me bazë se kanë kryer veprat penale krijimi i organizatës kriminale në lidhje me veprën penale terrorizëm.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











