Integrimi
Dikur nxënës i “shkollës reale”, sot student i mjekësisë: Dardan Avdijaj
"Fillimisht rashë në kontakt me mjekësinë në shkollën profesionale dhe që atëherë etja ime për dije dhe kurioziteti për arsimin rritej çdo ditë e më shumë, veçanërisht për lëndët mjekësore"
Të jesh i etshëm për dije, gjithmonë autokritik dhe i disiplinuar që të mos humbisësh synimin tënd të karrierës. Kështu e përshkruan Dardan Avdijaj sekretin e suksesit të tij, i cili i mundësoi të studiojë punën e ëndërruar për t’u bërë mjek.
“Dhe këtu shoh një ndryshim thelbësor, sepse preferoj të shikoj me autokritikë arritjet e mia dhe rolin tim si student në atë kohë, më shumë sesa në sistemin arsimor”, thotë Avdijaj.
albinfo.ch: Z. Avdijaj, cilat tre stacione kanë qenë vendimtare për ju gjatë karrierës suaj shkollore?
Dardan Avdijaj: Tre stacionet më të rëndësishme në karrierën time shkollore filluan pas viteve si nxënës i shkallës së dytë të fillores. Unë bëra hapin tim të parë në botën profesionale në kujdesin shëndetësor si profesionist shëndetësor (FaGe). Fillimisht rashë në kontakt me mjekësinë në shkollën profesionale dhe që atëherë etja ime për dije dhe kurioziteti për arsimin rritej çdo ditë e më shumë, veçanërisht për lëndët mjekësore. Pasi përfundova me sukses praktikën, vazhdova karrierën time shkollore për të bërë diplomën profesionale njëvjeçare dhe më pas përfundova edhe shkollën e mesme “Passerelle”, të rriturit. Këto tre stacione ishin momente të rëndësishme dhe të nevojshme për studimet e mia aktuale të mjekësisë, në Universitetin e Cyrihut.
albinfo.ch: Dje ishit nxënës i “shkollës reale” (në sistemin zviceran shkallë më “e ulët” e arsimit të mesëm, v.j.) sot student i mjekësisë, a nuk ju bën ky fakt kritik ndaj sistemit arsimor apo ndarjes nga shkolla fillore në shkollën e lartë?
Avdijaj, si nxënës i vitit të dytë të shkollës reale
Dardan Avdijaj: Sot me shumë kënaqësi dhe mirënjohje mund të shikoj sistemin arsimor, të paktën të gjitha dyert ishin ende të hapura për mua falë opsionit të dytë arsimor (shkollës së mesme për të rritur). Dhe këtu shoh një ndryshim vendimtar, sepse preferoj të shikoj me autokritikë arritjet e mia dhe rolin tim si student në atë kohë, më shumë sesa në sistemin arsimor. Është shumë më konstruktive dhe relevante. Për shembull, nëse jam i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është marrëdhënia mes mësuesit dhe nxënësit, atëherë e investoj kohën time në këtë çështje, ku mund të ndryshoj apo optimizoj diçka realisht.
albinfo.ch: Cila është receta juaj për sukses për qëllime të tilla kërkuese profesionale?
Dardan Avdijaj: Gatishmëria për të vazhduar punën për rolin tënd si student, për të pasur vetëdisiplinë dhe zell dhe, natyrisht, për të pasur një etje kurioze, gati të pashuar për dije, për më shumë arsimim.
albinfo.ch: A luan rol origjina juaj shqiptare në studimet tuaja apo gjatë punës në spital?
Dardan Avdijaj: (Zoti Avdijaj qesh). Jo, jo realisht, më së shumti kjo ndodh me pacientë kureshtarë që duan të dinë saktësisht se nga vjen ky mbiemër (Avdijaj). Ndërsa me kolegët e mi të punës ndodh kështu: ata përdorin në mënyrë mjaft pragmatike dhe në shërbim të punës, faktin që unë flas shqip, ndaj ndodh shpesh që të më sjellin në dhomën e pacientit si përkthyes.
Dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë përvojë kritike apo negative, kështu që nuk mund të ankohem as për këtë.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave
















