Kosova
Dimri i ngrohtë ul çmimin e gazit në Europë
Kontrata standarde në Evropë, aktualisht është nën 77 euro për megavat orë, niveli më i ulët që nga shkurti periudhë para fillimit të luftës në Ukrainë. Moti jashtëzakonisht i ngrohtë gjatë dimrit në pjesën më të madhe të Evropës veriperëndimore ka reduktuar kërkesën për ngrohje me gaz dhe ka lejuar kontinentin të mbushë me 95 për qind depozitat e saj, përcjell albinfo.ch.
Në kulmin e tyre në gusht, çmimet evropiane të gazit arritën në 345 euro/MWh pasi Rusia përdori eksportet e saj të gazit natyror në pjesën tjetër të kontinentit, si një hakmarrje ndaj sanksioneve ndëshkuese të BE-së. Po ashtu rol të rëndësishëm luajtën edhe temperaturat e larta gjatë asaj periudhe, pasi u rrit kërkesa e konsumatorëve.
Çmimet e larta i rritën faturat e energjisë së familjarëve dhe nxitën një krizë të kostos së jetesës në pjesën më të madhe të kontinentit. Bashkimi Evropian javën e kaluar ra dakord për një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e gazit, i cili hyn në fuqi më 15 shkurt.
Mekanizmi i “korrigjimit të tregut” do të aktivizohet automatikisht nëse çmimi i i gazit në janar tejkalon 180 euro/MWh për tre ditë rresht dhe nëse ai devijon me 35 euro ose më shumë nga një çmim referencë për gazit natyror të lëngshëm.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në











