Lajme
Dimri i parakohshëm, kaos rrugëve të Zvicrës
Bora, akulli dhe stuhitë shoqëruan ardhjen e dimrit dhe ndërprenë qetësinë e përditshmërisë zvicerane
Dy muaj para fillimit zyrtar të dimrit, bora dhe të ftohtit kanë shoqëruar ardhjen e dimrit. Disa aksidente janë raportuar si dhe disa telashe në trafikun hekurudhor.
Bora, akulli dhe stuhitë shoqëruan ardhjen e dimrit dhe ndërprenë qetësinë e përditshmërisë zvicerane. Shumë aksidente, disa ndërprerje të transportit publik, si dhe një i ftohtë rekord shënojnë pragun e sezonit dimëror.
Në kantonin Fribourg një aksident ka përfshirë tetë automjete në rrugën A12. Formacioni ndërmjet Chatel-St-Denis dhe Vaulruz (FR) duhej të mbyllej për trafikun për disa orë të dielën. Aksidenti shkaktoi dëme materiale të mëdha. Një person është lënduar lehtë dhe është dërguar në spital.
Në A1, një aksident trafiku ka penguar pasdite herët pranë Murten (FR). Lëvizja gjithashtu ka qenë e vështirë në disa rrugë, e disa janë të mbyllura për trafikun në kantonet Vaud dhe Valais.
Që nga e shtuna, më shumë se 60 aksidente kanë ndodhur në rrjetin rrugor të kantonit të Bernës dhe një duzinë në kantonin e Cyrihut. Nuk kishte të lënduar rëndë.
Pemë të rrëzuara
Zjarrfikësit kanë dhënë kontributin e tyre të madh në disa qytete. Ata kanë ndërhyrë për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe janë mobilizuar për të zhbllokuar rrugët e zëna me pemë të rrëzuara nga era.
Në Gjenevë, për shembull, mbulimi i transportit publik është penguar. Disa rrugë kanë ndryshuar rrjetin e tyre për shkak të pemëve të rrëzuara.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













