Kosova
Dioqeza Rashkë-Prizren: Persona të maskuar gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës
Dioqeza Rashkë-Prizren përmes një reagimi pas ngjarjeve në veri tha se persona të maskuar të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, ndërsa po dëgjohen herë pas here edhe të shtëna armësh
“Ky është incident i rëndë me implikime potencialisht të gjëra. Prandaj, është e domosdoshme të merren gjitha veprimet e nevojshme për ta ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllime më të thella familjes së policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve. Dioqeza është thellësisht e shqetësuar, pasi sipas raportimeve, një grup i armatosur i maskuar depërtoi brenda portave të Manastirit, duke përdorur një automjet të blinduar. Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sadi, përfshirë edhe igumenin Danilo, si dhe vëllazërinë e Manastirit, janë brenda”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.
Për siguri, sipas Diopqezës, ata u mbyllën në konvikt, si dhe tempulli i Manastirit është mbyllur po ashtu.
“Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë”, thuhet në reagimin e Dioqezës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale













