Shkurt.ch
Diplomatja zvicerane në Iran bie nga kati i 17-të dhe vdes
Sipas burimeve të informuara, diplomatja zvicerane punonte në departamentin që përfaqëson interesat diplomatike të SHBA-së në Iran
Në Teheran, një punonjëse e rangut të lartë e Ambasadës Zvicerane ka vdekur pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë shumëkatëshe.
Ministria e Jashtme e Zvicrës flet për një aksident fatal, shkruan sda.ch.
Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende të paqarta. Autoritetet iraniane të sigurisë janë duke zhvilluar hetimet.
“Punonjësja e rangut të lartë e ambasadës” ka rënë nga kati i 17-të i një rrokaqielli në Teheranin verior të hënën në mbrëmje dhe ka humbur jetën, është shprehur një zëdhënës i shërbimit të ndihmës iraniane për agjencinë e lajmeve Isna.
Trupi i saj u zbulua vetëm të martën nga punëtori i saj shtëpiak në kopshtin e kompleksit rezidencial në të cilin jetonte gruaja.
Njësitë e specializuara të policisë po hetojnë çështjen. Asnjë hipotezë nuk mund të përjashtohet”, përfshirë vrasjen, vetëvrasjen ose aksidentin”.
Viktima është një grua 51-vjeçare zvicerane. Departamenti i jashtëm (EDA) ka konfirmuar vdekjen e punonjëses së ambasadës, transmeton albinfo.ch.
“Ajo pati një aksident fatal të martën, shkruan EDA në një deklaratë për Keystone-SDA, pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me incidentin.
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis është shprehur “i tronditur nga vdekja tragjike”. Ai i shpreh ngushëllimet familjes. EDA është në kontakt me familjen e punonjësit, thonë në ministri. Ambasada zvicerane është gjithashtu në kontakt me autoritetet lokale.
Agjencitë gjysmë zyrtare iraniane të lajmeve Isna dhe Ilna kanë raportuar se gruaja e vdekur ishte sekretarja e parë e ambasadës zvicerane, përcjell albinfo.ch. Sipas burimeve të informuara, diplomatja punonte në departamentin që përfaqëson interesat diplomatike të SHBA-së në Iran.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë prishur marrëdhëniet menjëherë pas Revolucionit Islamik në vitin 1979. Zvicra është shteti që përfaqëson interesat diplomatike të SHBA në Iran.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












