Lajme
Disa arsye pse nuk duhet të laheni në mëngjes
Ekspertët tregojnë se larja në dush është një nga gabimet që çdokush e bën dhe që mund të dërgojnë në probleme shëndetësore, shkruan Daily Mail, përcjell albinfo.ch.
Ani pse një dush i mirë në mëngjes shpeshherë konsiderohet si çelësi për të nisur ditën me pozitivitet, por ja që gabimet në të bërit dush mund të çojnë në probleme të caktuara të shëndetit.
Ta lani fytyrën në dush është një nga gabimet që çdokush e bën dhe që gjithashtu mund të dërgojnë në probleme shëndetësore, shkruan Daily Mail.
Pesë aryse kryesore se pse nuk është mirë të lahemi në mëngjes janë:
1.Ta lani fytyrën në dush – sipas ekspertes së kujdesit ndaj lëkurës, Kaye Scott, nxehtësia e ujit dhe shtypja mund t’i bëjnë shumë keq lëkurës suaj.
2.Të përdorni “loofah” (sfungjer) – dermatologu nga Orlando, Mathew Knight, insiston se përdorimi i këtij lloj sfungjeri bën që të krijoni një hapësirë të përsosur për bakteret, e që pastaj sjellin rreziqe shqetësuese për shëndetin tuaj.
3.Të qëndroni mbi ujin e përzier me sapun – nuk do t’jua pastrojë këmbët tuaja. Në të vërtetë, fungusi mbetet në ujë të ngrohtë.
4.Të laheni në ujë të ashpër- nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni ujin natyral dhe të laheni me ujë të shisheve apo të instaloni filtrues.
Mjekja Laura Ishmail, mjeke estetike, tha se uji me nivel të lartë të kalciumit mund ta irritojë lëkurën e njerëzve me gjendje të lëkurës si ekzema.
5.Ta përdorni zhiletën e lagësht – nëse e lini atë në ndonjë zonë të lagur, pa kohë të mjaftueshme dhe të pështatshme të tharjes, atëherë ju mund ta infektoni lëkurën tuaj pas çdo përdorimi.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025










