Lajme
Qyteti i Cyrihut vjen me rekomandime për mësimdhënie në shtëpi
Këshilli Federal ka njoftuar se shkollat e detyrueshme parashihen të hapen përsëri më 11 maj. Deri atëherë, mësimi në distancë do të vazhdojë i pandryshuar. Përfitoni nga këshillat praktike nga qyteti i Cyrihut.
Prioriteti kryesor në rihapjen e shkollave është shëndeti i nxënësve, personelit të shkollës dhe prindërve. Këshilli Federal dhe drejtoria e arsimit aktualisht janë duke zhvilluar koncepte përkatëse të mbrojtjes. Kantoni dhe qyteti i Cyrihut janë në proces të zhvillimit të skenareve për mënyrën se si shkollat dhe kujdesi për fëmijët mund të fillojnë nga 11 maj. Por një kthim i qetë në funksionimin normal nuk mund të pritet, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal do të marrë vendimin përfundimtar për rifillimin e mësimit në klasë më 29 prill.
Rekomandime për mësimin në distancë
A shkon fëmija juaj në shkollë fillore (1 deri klasa 6)? Atëherë ju këtu mund ti gjeni disa rekomandime për mësimdhënie në shtëpi.
Kujdesi urgjent i shkollave fillore
Fëmija juaj shkon në kopsht apo shkollë fillore dhe aktualisht nuk mund të kujdeseni për to në shtëpi. Atëherë hidhni një sy në faqen «kujdesi urgjent i shkollav fillore». Në përgjithêsi janë informacionet në gjermanisht.
Nëse nuk jeni të sigurt, diskutoni situatën tuaj me punëdhënsin tuaj ose me shkollën / kopshtin e fëmijës suaj.
Një kontakt personal te parë për të gjitha problemet në shqip mund ta keni tek Infodona / Përkrahja për integrim.
Kujdesi për fëmijët parashkollorë
Për të ngadalësuar përhabjen e koronavirusit, duhet të zvogëlohet numri i fëmijëve në qendrat e kujdesit ditor (Kitas) sa më shumë që të jetë e mundur. Prindërit që nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për kujdesin e fëmijëve duhet të kujdesen vetë për fëmijët e tyre. Qyteti i Cyrihut do të mbulojë kostot e kujdesit për fëmijët vendet e papërdorura të kujdesit të fëmijëve deri në fund të prillit. Qendrat e kujdesit ditor do të organizojnë mbullimin e shpenzimeve ose shlyerjen e kostove. Qendrat e kujdesit ditor vazhdojnë të kujdesen për fëmijët, prindërit e të cilëve mbështeten në kujdesin e fëmijëve.
Më shumë këshilla për fëmijët tuaj sidomos tani në kohëh kur shkollat janë mbyllur për shkak pandemisë me Korona: www.stadt-zuerich.ch
Të tjera infromata nga qyteti i Cyrihut në linkun në vijim: stadt-zuerich.ch
Të gjitha informacionet rreth koronavirusit në Zvicër në shumë gjuhë: bag.admin.ch
Të tjera informata aktuale rreth koronavirusit, në shumë gjuhë në Zvicër : www.bag.admin.ch/bag
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











