Kuriozitete
Shtëpi të ndërtuara në mënyrë të veçantë në Angli
Kjo shtëpi unike në Angli i bën vizitorët të kthehen me kokë poshtë.
Shtëpia e quajtur “Upside Down”, që qëndron në çatinë e saj, është ide e inxhinierit Tom Dirse.
Shtëpia unike është ndërtuar për të siguruar një mundësi të re për të bërë fotografi.
“Ne duam që ajo të jetë sa më realiste që është e mundur. Ndërsa kur realizojmë fotografi, ndihemi sikur jemi në shtëpinë e dikujt”, thotë Dirse.
Vizitorët mund të shihen duke qëndruar në tavan, duke mbajtur mobiliet, duke shikuar nga dritarja ose duke shkuar në tualet, transmeton albinfo.ch.
Me fotografitë që i realizojnë, ata synojnë të jenë sa më kreativë kur t’i shpërndajnë në mediat sociale.
Kompania që e ndërtoi këtë shtëpi, tashti i zotëron 4 të tilla.
Një shtëpi e tillë kaq tërheqëse, për të parën herë, u ndërtua në fund të vitit 2018 në Bournemouth, një vendpushim bregdetar në bregun jugor të Anglisë.
Shtëpitë ndryshojnë me stinët, brenda dhe jashtë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












