Kosova

Disenjatorja shqiptare që vesh yjet botërorë

Bëhet e ditur se disenjatorja shqiptare, Lena Berisha, ka bërë shumë veshje me shkëlqim metalik për personalitete të famshme botërore, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se tani fustani i fundit me shkëlqim metalik që figuron në faqen e Instagramit të disenjatores është ai i njërës prej motrave Kardashian, yllit televiziv Khole Kardashian.

Po ashtu vlen të theksohet se Lena ka veshur edhe yllin e mirënjohur botëror, Beyonce, me një fustan të shkurtër me gurë e shkëlqim, të cilin këngëtarja e veshi për të reklamuar stolitë e brendit të famshëm “Tiffany & Co”.

Përveç Beyonces e Khloet, Lena veshi edhe të famshme të tjera, si Cardi B, e cila veshi një fustan me një pjesë të lartë ngjyrë ari metalike, pjesa e poshtme e të cilit ishte e bardhë. Cardi këtë fustan e kishte veshur për ditëlindje, shkruan koha.

Edhe një tjetër fustan me shkëlqim metalik nga Lena e kishte veshur Georgina Rodrigues, gruaja e njërit prej futbollistëve më të famshëm në botë, Christiano Ronaldo. Georgina këtë fustan e kishte veshur në ceremoninë JoyAwards.