E-Diaspora
Diskotekat dhe estrada fërkojnë duart në prag të Vitit të Ri
"Rinora4", "Insomnia", Boleros", "Villa Miami" janë disa nga lokalet shqiptare në Zvicër që, për netët e festës janë rezervuar nga këngëtarët më të shtrenjtë të estradës
Ndërsa nata e ndërrimit të motmoteve po afrohet, këngëtarët më të njohur të estradës shqiptare ia kanë mësyrë diskotekave shqiptare në Zvicër. Ata, për këto dy ose tri ditë sa zgjasin festat, marrin rrugën e “kurbetit” për të qenë më afër mërgimtarëve dhe njëkohësisht për të festuar së bashku me ta.
Sipas kontaktit që ka pasur albinfo.ch me klubet dhe diskotekat shqiptare në Zvicër, shumë emra të njohur të muzikës shqiptare do të jenë në Zvicër, duke filluar nga Sinan Vllasaliu, Motrat Mustafa, Noisy, Tuna, Dafina Zeqiri e shumë të tjerë.
Në diskotekën shqiptare “Rinora” në Rümlang të Zürich-ut mbahen tri net festive, duke filluar nga 31 Dhjetori, kur do të performojë treshja Labi, Tuna dhe Cozman. Mbrëmja festive do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të mëngjesit.
“Rotacion” këngëtarësh në mes të Rinora-s dhe Insomnia-s
Në natën e dytë festive (01.01.2015) do të performojnë këngëtarët tjerë të njohur si Elvana, Flori, 2po2 dhe Andy. Kurse festa nuk do të ndalet me kaq por ajo do të vazhdojë edhe me natën e tretë (02.01.2015) festive të Vitit të Ri, me këngëtarin Meda. E në natën e katërt (03.01.2015) do të jenë yjet e njohur dhe të dashur sidomos të rinisë shqiptare Dafina Zeqiri si dhe humoristët “Stupcat”.
Për shqiptarët që jetojnë në pjesën perëndimorë të Zvicrës kujdeset diskoteka tjetër shqiptare “Insomnia” në Lausanne, ku më 31 dhjetor publikun e argëtojnë këngëtarët Albatrit Muqiqi, Teuta Selimi e Bashkim Spahia. Hyrja për këtë natë deri në ora 23:00 do të jetë falas, kurse pastaj do të jetë 30 Fr.
Më 01.01.2015 në këtë diskotekë do të këndojnë Tuna, Kosman, Ledri Vula, Muhamet Sejdiu dhe Bashkim Spahia ndërsa festa vazhdon në natën tjetër me 02.01.2015 me këngëtarët Dafina Zeqiri, Labinot Rexha, Muhamet Sejdiu dhe humoristët “Stupcat”. Po ashtu me datën 03.01.2015 janë këngëtarët Meda dhe Noisy.
Siç shihet nga kjo pasqyrë, shumë prej këngëtarëve do të performojnë 3 deri 4 ditë radhazi në Zvicër, por duke i ndryshuar lokacionet.
Është menduar edhe për familjet
Personat familjarë, gjegjësisht çiftet që Vitin e Ri nuk duan ta festojnë në shtëpi, këtë mund ta bëjnë veç tjerash edhe në diskotekë “Boleros”. Siç na njofton udhëheqësi i saj, Zejni Aziri, në këtë diskotekë do të organizohet mbrëmje festive familjare, ku mysafirët do t`i kenë vendet e rezervuara. Ndërsa pas mbushjes së vendeve me mysafirë, sipas tij nuk do ë lejohet hyrja e të tjerëve.
Aziri thotë se hyrja do të jetë 80 Fr në natën e parë kurse në natën e dytë 50 Fr. por se do të jetë një mbrëmje familjare dhe e një rangu të lartë.
Për natën festive më 31 dhjetor në “Boleros” këndojnë Motrat Mustafa, Dj-Jaz, Mentori, Erkani, Shkurta, Tiki, Valbona Ghezo kurse për humor do të kujdeset humoristi i mirënjohur Cima. Po ashtu aty do të jetë edhe RTV21 së bashku me Labin.
Një “emigrim” i shkurtër dhe ftimprurës i estradës
Një mbrëmje tjetër për festën e Vitit të Ri, do të mbahet në Villa Miami në Glattbrugg të Zürich-ut e cila gjithashtu organizohet në një atmosferë familjare. Bazuar në shpalljen e bërë nga “Villa Miami” në internet, në natën e parë do të ketë organizim special të pritjes së Vitit të Ri. Më 01 Janar do të ketë mbrëmje me ambient rinor me mysafir special Gold AG, kurse më 02 dhe 03 Janar do të këndojnë Seldi, Duli, Bekim Dehari dhe Moleri.
Duke e marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë udhëtuar për pushime drejt vendit të lindjes ose të prejardhjes së tyre, kjo nuk do të ndikojë aspak që diskotekat të mos jenë të mbushura me rininë tonë. E me këtë rast, sigurisht se edhe pronarët e këtyre diskotekave do të jenë më se të kënaqur.
Tashmë është bërë traditë që këngëtarët tanë gjatë festave të “emigrojnë” në Zvicër, pasi që përveç argëtimit dhe festës me bashkatdhetarët, edhe do të përfitojnë më shumë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










