Lajme
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë
Profesori i etikës Peter G. Kirchschläger ka kritikuar politikat aktuale të migracionit në Evropë, duke argumentuar se shtetet kanë detyrim moral të ofrojnë azil dhe rrugë të sigurta për refugjatët. Sipas tij, shumë nga problemet që u atribuohen migrantëve në debatet publike kanë shkaqe të tjera dhe nuk duhet të përdoren si bazë për fajësim të përgjithshëm.
Ai thekson se çdo person ka të drejtë për azil dhe se migrantët shpesh shndërrohen padrejtësisht në “kokë turku” për çështje si mungesa e banesave apo problemet e sigurisë. Kirchschläger kritikon gjithashtu partitë politike që, sipas tij, nxisin këtë narrativë, por kërkon përgjegjësi edhe nga ato që nuk adresojnë mjaftueshëm problemet reale sociale, transmeton albinfo.ch.
Në bazë të llogaritjeve të tij, një shpërndarje e barabartë e refugjatëve në komunat e BE-së do të rezultonte në rreth 12 persona për komunë në vit, duke e bërë, sipas tij, sistemin të menaxhueshëm. Ai propozon gjithashtu përmirësim të integrimit përmes banimit në njësi më të vogla, programeve arsimore dhe fushatave kundër paragjykimeve.
Kirchschläger shton se debati publik shpesh fokusohet në migracionin më shumë sesa në probleme të tjera ekonomike, si evazioni fiskal, të cilin e konsideron një humbje shumë më të madhe për shtetet evropiane.
Ai i bën thirrje politikës dhe qytetarëve që të trajtojnë migracionin me qasje më të bazuar në fakte dhe me përgjegjësi etike, duke shmangur, sipas tij, përdorimin e refugjatëve si shkak për problemet shoqërore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi














